Begaj takim me Zëvendësekretarin e Fondacionit Konrad Adenauer: Gjermania mbështetëse e Shqipërisë për anëtarësimin në BE
Bajram Begaj dhe Gerhard Wahlers
Bajram Begaj, takoi sot Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers, së bashku me drejtorin e këtij fondacioni në Tiranë, Dr. Thomas Kunze.
Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën që ky fondacion i ka dhënë vendit tonë ndër vite, për kontributin për një shoqëri të drejtë, promovimin dhe ruajtjen e demokracisë, sistemin e drejtësisë, për nismat e edukimit politik, si dhe kodin elektoral.
Gjermania, në vlerësimin e Begaj, mbetet një mbështetëse e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Shqipërisë, por mendoj se zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike edhe për vetë Unionin”, u shpreh Presidenti.
Po ashtu Begaj theksoi se kujdesi i veçantë që Fondacioni Konrad Adenauer tregon ndaj kujtesës historike të Shqipërisë, nisur edhe nga eksperienca gjermane, është një shembull shumë i drejtë për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.
Në dund ai vlerësoi përkrahjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe rolin proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE nga Gjermania, me të cilën Shqipëria ka raporte të shkëlqyera politike dhe ekonomike.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1939
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis viti i ri akademik, Presidenti Begaj mesazh studentëve: Kërkoni të drejtën tuaj, e ardhmja varet nga ju
7 Tetor, 14:17
-
Begaj niset drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit
7 Tetor, 12:14
-
Kryeparlamentarja Spiropali takim me Presidentin Bajram Begaj, diskutohet për negociatat e Shqipërisë drejt BE-së
3 Tetor, 12:19
-
Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor
30 Shtator, 13:08
-
Begaj pret të dërguarin e posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor
23 Shtator, 12:58
-
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Begaj: Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës
21 Shtator, 10:12
-
Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut, Begaj: Investimet në fushën e sigurisë thelbësore për sigurinë në rajon
18 Shtator, 13:16
-
Gjenerali amerikan vizitë zyrtare në Tiranë, takon presidentin dhe kryeministrin! Rama: Porto Romano si bazë e aleancës, gati të lehtësojmë ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8
17 Shtator, 13:06
-
Presidenti i Izraelit viziton për herë të parë Shqipërinë! Herzog: Vendi juaj ka treguar se jeni krah popullit izraelit! Rama: Të lirohen pengjet! Shqipëria, mbështet armëpushimin në Gaza
12 Shtator, 14:25
-
FOTO/ Presidenti Begaj pret homologun izraelit me ceremoni shtetërore
12 Shtator, 12:33
-
Presidenti Izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn
11 Shtator, 10:29
-
23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik
11 Shtator, 08:43