'Pa Gjurmë' gjen dy të humburit! 19-vjeçarja ndodhet në kampin francez, pas 7-vitesh nëna flet me djalin në Gjermani

Gëzohen dy familje shqiptare njëra nga Kosova dhe një tjetër nga Shkodra. Emisioni ’’Pa gjurmë’’ gjen 19-vjecaren e humbur para një jave, si dhe 45-vjecarin nga Shkodra që humbi kontaktet me familjen 7 vite më parë.

Informacionet që mbërritën në emisionin "Pa Gjurmë" fillimisht treguan vendndodhje kontradiktore pas zhdukjes së 19-vjecares. Kërkohej nga Turqia në Kosovë, ndërsa u dyshua se ajo mund të ishte rrëmbyër nga tre persona, për çudi të të gjithëve, Arta Mehmeti kërkonte ndihmë në azil. Ajo u gjet në një kamp të Francës shumë pranë vendit ku u zhduk, një javë më parë. Një foto ekskluzive që mbërriti në ’’Pa gjurmë’’ zbuloi vëndndodhjen e saj. Lajmin e konfirmoi i vëllai i saj Agroni.

"E kemi takuar motrën dhe kemi ardhur në shtëpi. Falenderojmë të gjithë ata që na ndihmuan në këto ditë të vështira. Veçanërisht emisionin ’’Pa gjurmë’’. Arta është mirë." tha Agron Mehmeti, vëllai i arta Mehmetit.

Arta Mehmeti

Dy ishin pistat kryesore për zhdukjen e saj. Së pari, u raportua se ajo ishte kthyer në Kosovë. Ky informacion ka mbërritur nga daja i Artës. Pista tjetër ajo e rrëmbimit. Rasti i 19-vjeçares u denoncua në "Pa Gjurmë" nga të afërm të saj, pasi ajo u zhduk ditën e fundit që zhvillonte praktikën për kuzhiniere. Arta ishte zhvendosur nga Kosova drejt Francës prej tre vitesh, bashkë me dy prindërit, dy motrat dhe dy vëllezërit e saj. Ata jetonin në Francë me dokumente të rregullta.

Thyen heshtjen dhe vendos të bëhet më në fund i gjallë edhe Petrit Lekvukaj. Nga dita e humbjes dhe shkëputja e kontakteve me familjen, një mbrëmje të nxehtë gushti kur i tha nënës se do ta telefononte, këtë premtim e zgjati gjatë në kohë, ndërsa pas apelit në emisionin ’’Pa gjurmë’’ nga nënë Liza Petriti rilidh kontaktet 7 vite më pas. Ai u zhduk për herë të dytë në vitin 2012, nga Gjermania. Dëshmitë e mbërritura në “Pa Gjurmë” treguan vendndodhjen e tij dhe prej vitesh Petrit Lekvukaj vuante dënimin në burg. Pasi la qelinë, shokët e tij, emigrantë shqiptarë pasi ndoqën në emisionin ’’Pa gjurmë’’ apelin e nënës njoftuan 45-vjecarin duke i mundësuar kështu familjes nga Shkodra rilidhjen e kontakteve.

Petrit Lekvukaj

"Kam folur me djalin, ju falenderoj shumë. 7 vite që nuk kisha kontakt me të." tha Liza Lekvukaj, nëna e Petritit.

Pasi u risoll në vëmendje në puntatën e pak ditëve më parë të "Pa Gjurmë" humbja e Petrit Lekvukaj, që prej 2012 solli një dëshmi të rëndësishme që hodhi dritë mbi vendndodhjen e 46-vjeçarit.

Falë dëshmisë së emigrantit shqiptar në Gjermani se ishte 100 % i sigurt që Petriti jeton në Lejpcig të Gjermanisë, 46-vjecari thyen heshjen e 7 viteve dhë më ne fund realizon komunikimin e shumëpritur me familjen.

Pritjes së gjatë, Petriti nuk iu përgjigj për 7 vite me radhë, pasi humbi gjurmët për herë të dytë, së pari në 2000 dhe më pas në vitin 2012.

Historia e shkodranit, i cili është 46 vjeç solli në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ nënën e tij Lizën, ajo e cila pas largimit të të birit foli vetëm në telefon me të, pasi prej vitesh nuk u takuan nga afër. Petrit Lekvukaj ishte 22- vjeç kur nga Italia dhe më pas Zvicra, vendosi të zgjedh Gjermaninë për të jetuar për 14 vite.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu