Letra që la pasi u largua: Ti vrave motrën, mos më prish jetën mua! Apeli drithërues i nënës, vajza e refuzon LIVE: U mësova me mungesën tënde

Letra që la pasi u largua: Ti vrave motrën, mos më prish jetën mua! Apeli drithërues i nënës, vajza e refuzon LIVE: U mësova me mungesën tënde

Mbi një vit ka humbur çdo kontakt me të vetmen vajzë, që i ka mbetur, pas dramave të njëpasnjëshme që ka kaluar në jetën e saj. Kjo është historia e jetës që vendos të rrëfejë në emisionin ’’Pa gjurmë’’, kjo nënë.  Joana Azizaj mori një letër para se e bija të largohej përfundimisht nga banesa në Greqi ne vitin 2018. Në këtë letër vajza fajësonte nënën për vdekjen e motrës. Ndërsa kjo ikje pa kthim e kishte një mesazh drithërues. Ligerta i kërkonte nënës të mos i shkatërronte jetën edhe asaj.

Letra e bijës për nënën
’’Nëna ime dashur më fal që e shkrova këtë letër. Duhet ta kisha bërë kohë më parë, por t’i e di që jam kokë fortë e nuk ulem lehtë. Nejse duhet të të kërkoj falje për çdo gjë që të kam bërë dhe të premtoj që nuk do të të shqetësoj më. Nuk do të të shkaktoj asnjë lot tjetër, por do të të them vetëm dy gjëra. Mos mendo për keq, kur nuk di ça bëhet nëse nuk dëgjon e shef. Mos akuzo asnjëherë  sado i keq të jetë me ty dhe nuk do të thotë që të kanë sharë nëna me gjyshin. Përkundrazi unë të shaja e stë dëgjoja e ato më luteshin që të të takoja. Nëse t’i më njohe është merita e babait, prandaj duhet t’i falenderosh dhe të lutem boll me budallalliqet. Ndërprije gjyqin e motrës time sepse do të biesh vetë brenda.

Të betohem për shpirt të atyre të dyve se do të na e paguash shtrejnt. Nëse motra ime nuk është me mua s’do të thotë që është faji im por ti e helmove. Ne ishim shumë të lumtura deri sa ti u fute në mes. Ti I the, ti e mashtrove se do të ketë një jetë më të mirë me ty siç më the mua. Ti duhet të merrje hak ndaj nënës por s’duhet të përdorje fëmijët e tu. Nëse sot nuk jam me ty do të thotë se e kuptova se kush je, nxorre fytyrën e vërtetë. Bravo. Kam shumë për të thënë por po i bie shkurt. Ti shif jetën tënde, çupen tënde. Më the harroi të gjitha e më nxore në rrugë më braktise prap për herë të dytë. I di të gjitha të vërtetat për ty por s’ti thoja sepse s’doja të të plagosja.

Më thoje se unë nuk të ngjaj. Po e vërtetë ësgtë unë nuk jam si ti dhe jam shumë krenare për këtë. Asnjëherë nuk do të jem si ti. Më vjen turp të jem bija jote sepse unë nuk e braktis fëmijën e as burrin tim sado i keq të jetë. Do të ndryshoje. Dashuria jonë është më e fortë edhe nëse ti merresh me magjira. Sado të mbaje ajo e shkreta do të dali një ditë ajo drogë. Prandaj mos të lotoj më shumë. Nëse një ditë ikën nga kjo jetë të lutum thuaju mos të më lajmërojnë sepse unë kam vdekur më shpejt sesa ty. Që ditën që më braktise" thuhet në letër.

Pas apelit në Report Tv në emisionin 'Pa Gjurmë' reagon LIVE nga Turqia, vajza e Joanës, Ligerta Kaja:
"E ndoqa emisionin ndaj ju telefonova. E vërteta që kam një vit që jam larguar. Jam mësuar me mungesën e saj. Është e vërtetë që ka pasur një jetë të vështirë. Edhe unë më burrin kemi patur vështirësi bashkë. Unë do të bëj më të mirën për vajzën time. E gjeta mbështetjen e nënës sime, por gjithë jetën ne kemi jetuar me mungesën e saj.

Me nënën time nuk shkoja mirë, pasi dëgjoja urdhrat e burrit të saj. I dhashë shans të jetonim një jetë që se kemi jetuar më parë. Ka shumë arsye që vendosa të largohesha. U detyrova të shkoja tek një shoqja ime pasi burri i nënës më përzuri. Unë nuk kam humbur, nuk ka dëshirë. Ia dhashë një herë këtë mundësi. Unë nuk mund t'i fal më gabimet" tha ajo.

Nëna: Unë të dua. Të kam dashur. Kaloje jetën me kë të duash. Vetëm të di a je mirë. Se unë jam e sëmurë. Motra tjetër të kërkon.

Vajza: Motrën e dua shumë dhe nuk do ta lë kurrë. Por është e vogël dhe nuk e kupton. Unë jam në Shqipëri, nëna të vij të më takojë kur të dojë.

Odeta Dume: As Gëzuar nuk do t'i thuash nënës ?

Vajza:  Gëzuar të gjithë shqiptarëve. Zoti na i faltë gabimet.

Historia e jetës së nënës
Jeta për Joana Azizaj nuk ka qenë aspak e thjeshtë që kur u martua me Genci Rexhaj në vitin 1996. Dramat në familje e shoqëruan gjatë gjithë jetës. Nëna e dy vajzave kaloi në depresion pas dhunës nga i shoqi, ndërsa pak vite më pas erdhi ndarja. Gjykata vendosi që vajzat të kalojnë nën kujdestarinë e babait, ndërsa Joana nuk u lejua t’i takonte me pretekstin se ajo nuk ishte e aftë mendërisht. Ky vendim i gjykatës nuk e ndaloi nënën për të parë vajzat, madje edhe fshehurazi.

"Vjehrra vajzën tjetër donte ta bënte fëmijën e saj, nuk e birësoi se nuk e lejova. Vajza e madhe ndenji një vit tek prindërit e mi. Erdha nga Greqia pa dokumente për të takuar fëmijët. I takoja pak dhe ikja. Në vitin 2010 Ligerta donte të vinte tek unë.

Erdha në Shqipëri, në Fier hapa gjyqin për të marrë kujdestarinë e vajzave. Ish-vjehrra nuk pranoi, më tha merr vetëm vajzën e madhe se ajo të ngjan ty. Humba gjyqin. Më thanë që duhet të bëja një vizitë tek doktori. Unë isha e sëmurë dhe u bëra mirë. Kam bërë një vajzë tjetër dhe jam e aftë t'i mbaj fëmijët e mi" rrëfen nëna.

Në vitin 2004 Joana martohet përsëri dhe pas një viti zhvendoset në Greqi. 6 vite më pas merr në Greqi dy vajzat, lumturi e cila zgjati shumë pak. Ata kthehen në Shqipëri me insistimin e babait te tyre, ish-bashkëshortit të Joanës.

"Gjatë kësaj kohe flisja me vajzat. Vija i shihja. Në moshën 14 vjece e gjysëm më fejon vajzën e madhe, ish-vjehrra. Vajza më merr dhe më tregon. Unë nuk doja se ajo ishte shumë e vogël. Fola me vajzën, e këshillova. Erdha në Shqipëri dhe e gjeta vajzën në familjen e të fejuarit.

Njërëzit e burrit më kërcënonin. Unë nuk e lashë. Vajzën e mora. E ndava nga ai person. Vjehrra më tha nuk do t'i shohësh më kurrë vajzat. Në momentin që doja të merrja vajzat, ish-bashkëshorti ndërron jetë, vajzat qëndrojnë tek gjyshja. Dy muaj më pas vajzën e madhe e fejon sërish ish-vjehrra. Njerëzit e burrit të vajzës nuk pranuan prezencën time. Vajza shkoi në Turqi. Si më iku vajza e madhe në Turqi ngeli vetëm e dyta.

Në këtë periudhë do të ishte vajza e dytë Ledjona ajo që do t’i kërkonte nënës të bashkohej me të në Greqi. Por një lajm i kobshëm nuk do ta bënte të mundur takimin nënë e bij. Valixhet u bënë gati, por Ledjona kishte marrë një vendim të rëndë për jetën e saj. Në moshën 15-vjecare vethelmohet në kushte e një depresioni të thellë.

Ajo më kërkon të kthehesha në Shqipëri, ku qëndrova 4 muaj dhe e kuptova që nuk ndihesha mirë. Kërkonte një avokat, kur ishte 15 vjece. Ajo donte të dinte nëse unë kisha të drejtë të rrinte me mua. Ajo shfaqi probleme me depresionin. Unë i thashë se do qëndroja. Doja ta merrja me vete. Më kërkoi ta çoja tek një doktor. Unë e mbajta afër.

Me Ligertën ishim në Greqi në 2017-2018. Qëndroi tre muaj bashkë me burrin, kishte dhe një vajzë. Atje nuk shkonte mirë me burrin. Më kërkoi ta çoja në psikolog. Dhëndrri u largua dhe pas një viti e gjysëm u largua dhe vajza. Më la një letër dhe një tufë me lule"-përfundon këtë rrëfim drithëeues në studion e ''Pa Gjurmë'' Joana Azizaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • presley fiona: 06/02/2021 13:16

    Kjo është një dëshmi shumë e habitshme, unë dua që të gjithë të bashkoheni me mua në falënderimin e magjisë së dashurisë Kiriji pasi ai është me të vërtetë një njeri i fjalëve të tij. Unë kam qenë i thyer në zemër për shumë vite, çdo njeri që më afrohej përfundoi kurrë duke më marrë seriozisht, pasi përvoja ime e fundit me njeriun që më zhgënjeu si zakonisht, fillova të kërkoj një zgjidhje për t'i dhënë fund problemit tim, atëherë kolegu im në punë prezantoi mua në tempullin e dashurisë së Madhe Kiriji, atëherë e kontaktova atë përmes adresës së tij të postës elektronike; [email protected], ai mori disa ditë para se të më përgjigjej dhe kur ai e bëri, unë u udhëzova se çfarë të bëja para se të lirohesha nga skllavëria shpirtërore, unë bëra gjithçka që tha ai, dhe sot jam i lumtur me burrin tim. Burri që më hodhi pa asnjë arsye tani u kthye tek unë brenda 3 ditësh. Ai gjithashtu ndihmoi kolegun tim për të sjellë burrin e saj kur ata u divorcuan. Ky është informacioni i tij i kontaktit; kirijilovespell @ gmail.com, mund ta kontaktoni edhe përmes numrit të tij whatsapp; +23490201168697

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur