Në një intervistë për “Report Tv”, Bledar Skenderi anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaron se sot ka mbaruar teknikisht afati për pranimin e kandidatëve dhe të listave të partive të tjera në zgjedhje.
Miratimi i renditjes së partive në fletët e votimit, e bën të pakthyeshëm këtë proces duke përjashtuar përfundimisht shtimin e partive të tjera në listë.
Skenderi u shpreh se nëse do të kishte marrëveshje politike para ditës së sotme mund të ishte gjetur një hapësirë ligjore që afatet të ripërtëriheshin dhe PD të regjistrohej, por kjo nuk u arrit.
“Sot teknikisht ka mbarur afati sepse mbaruar renditja e partive në fletë. Nesër fletët shkojnë për tu shtypur. Sot procesi është në një pikë të pakthyeshme”, u shpreh Skenderi.
/Shqiptarja.com

VIDEO