Behgjet Pacolli: Një ndarje e Kosovës do të ishte shkelje e sovranitetit

Behgjet Pacolli: Një ndarje e Kosovës do të ishte shkelje e sovranitetit

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se një ndarje e vendit si zgjidhje e problemeve me Serbinë do të ishte shkelje e sovranitetit dhe askush në Kosovë nuk do të ishte i gatshëm për të një diskutim të tillë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se ka shumë probleme të tjera për t’u zgjidhur me Serbinë para se të shtrohet kjo çështje.

Unë nuk kam dëgjuar dëri më tash se është dikstuar për ndarje të Koovës. Deri tash ka pasur vetëm zëra për këtë çeshtje. Por, nëse  këto zera janë të vertetë do të kemi shkelje të sovranitet të Kosovës. Mirëpo, një temë e tillë tash është e rëndë disktutohet. Kemi tema të tjera që duhet të bisedohet me Serbinë. Deri më tash nuk është diskutuar askund për çështjen e ndarjës së Kosovës.

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës

 Ai ka treguar se miqtë nga Amerika kanë kërkuar që në dialog me Serbinë të ketë unitet poltikë të Kosovës.  Pacolli ka folur edhe për çeshtjen e kompormiseve mes Kosovës dhe Sërbisë.

Kosova është shumë e vogel. S’kemi çka t’i ofrojmë askujtë. Ne kemi dhënë cdo gjë deri tash. Tash duhet të jemi unik në dialog. Kërkohët po ashtu të ketë edhe një kompromisë të madh. Por, tash nuk mund të flas asgjë për këtë kompromisë. As në Kosovë nuk kemi diskutuar për cështjë kompromisi.

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës

Pacolli ishte në Washington për të marrë pjesë në Ministerialin e Departamentit të Shtetit mbi Lirinë Fetare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës