Beja:Largimi i UNRRA-s, një ndër
krimet e para të rënda të komunizmit

Beja:Largimi i UNRRA-s, një ndër<br />krimet e para të rënda të komunizmit
Kur Durrësi pas përfundimit të luftës së dytë botërore ishte thuajse në prag zie, në portin e minuar dhe të shkatërruar të qytetit erdhen anijet e UNRRA-s. Profesori Ramazan Beja, pinjoll i fisit të madh të Bejave të këtij qyteti, që nxënësit e tijë e therrisnin me emrin Xhodë, dhe kështu vazhdojnë ta thërrasin miqtë dhe ish nxënësit  e vet edhe sot, tregon se kur qyteti po lengonte nga uria që lane pas vitet e luftës, dhe zia po trokiste kudo, ishte ardhja e UNRRA-s ajo që bëri që kjo zi të mos ndjehej. Qe koha kur tregtia ishte nderprerë, depot ishin të boshatisura, zija po afrohej kërcënuese. Po ardhja e sajë bëri që në Durrës, të vërshonin tonelata me ushqime dhe veshmbathje, si dhe teknologji nga me te përparuarën për kohën, të cilen banoret e qytetit të Durrësit nuk e harruan kurrë. UNRRA ishte gjigandi qe erdhi nga deti, thotë ai.

Që na ngopi në ato vite të vështira dhe na veshi. Ai kujton se ka qënë vetëm 11 vjec kur anijet e mëdha të UNRRA-s ( Unitet Nation Relief and Rehabiliation Administration) vërshuan në portin e rrënuar. Ishin anije të mëdha që përdornin një teknike shkarkimi që ne s’e kishim parë kurrë më parë. Prandaj i ndiqnim shkarkimin e tyre për orë të tëra me kuriozitet fëmijëror të rrallë. Anijet i afroheshin bregut, dhe me nje mekanizëm të sigurtë hapnin një portë të madhe që e ulnin poshtë dhe prej kesaj ure të madhe,  dilnin kamionë të mëdhnj “ Chevrolet” 15 tonësh, të ngarkuar plot thaës të mëdhenj, fuçi e arka të medha, që merrnin rrugën për në depot e boshatisura e të uritura të shtetit.
 
unrra

Cfarë solli UNRRA në Durrës?
Xhod Beja kujton me hollësi artikujt e shumtë që solli UNRRA ne Durrës. Përveç kujtëses ai i referohet edhe dokumentcionit të mëvonëshëm, që ka kaluar në duar. Sipas Bejës me këta vaporrë të medhenj u sollën në Durrës kamionë “Ford”, “Xhejms”, “Chevrolet”. Xhipse të vegjël 4 vëndësh “ Ëillis”. Disa kamionë ishin të paisur me arganello përpara që ne i shikonim për herë të parë. Ata sollën urat e para “Beli” që shërbenin për të kaluar lumenj dhe përrenj pasi urat ishin shkatëruar tërësisht nga lufta.

unrra

Sollën traktorët “ Ford” 500 Kf, për bujqësinë, motogjeneratorë për fshatra e qyete. Motorri elektrik i Durrësit u hoq nga vëndi dhe u zëvëndësua me nje motor shumë më të fuqishëm, ndersa ai ekzistuesi, u dergua dhe u montua ne Rrogozhinë. Për herë të parë vinin në këtë qytet frigoriferë 20 tonësh, me volum 30 m3, për rujatjen e prodhimeve bujqësore. U sollën ilaçe pamasë. Kinina, penicilina olioze, deri viça “Xhersei” dhe dhi “Malteze” si dhe pula amerikane. Kafshët dhe pulat sistemoheshin ne sheshet e portit të Durrësit dhe me pas niseshin nepër fshatra.  Materialet ishin të shumta sa që ndonjehere si fëmijë verenim se si sheshet ishin te tejmbushura. Dhe niseshin për ti shperndarë me autokolona me deri në 50 copë kamionë të mëdhenj. Pas pak nisej autokolona tjetër. Dhe kështu vijonte…
UNRRA ka sjelle edhe mijëra ton veshmbathje, rroba e këpucë, të gjitha dhurata të qytetarëve amerikanë, të pastra, të paketuara, për tu shperndarë e për tu veshur.
 
unrra

Ushqimet e sjella në Durrës
UNRRA sillte në Shqipëri nga ushqimet grurë, misër, miell, groshë argjentinase, sheqer kubanez e haitjan, të bardhe dhe te kuq, biskota, galeta, vaj vegjetal e vaj peshku, margarinë, konserva mishi e peshku, qumesht pluhur dhe të kondensuar, çokollata të mëdha, që në front u shperndaheshin ushtareve me parë, si ushqim rezervë. Po ashtu pije. Cigare “ Camel” dhe “Lycky Strike” e shkrepse.

Ushqime të shumta u sollen dhe për kafshët: Xhixhibanoz, bizele të presuara, farë pambuku të presuar e në forme pllakash (90 x 60 cm), të cilat sapo futeshin në uje të ngrohtë bymeheshin duke dhjetefishuar volumin. Të gjitha këto ushqime, thekson Xhoda, të pasuruara dhe me vitamina ishin një ushqim i zgjedhur për kafshët. Ai kujton se fshataret e zonave për rreth që ushqyen lopet me këto ushqime, nga 5 litra qumësht që merrnin për lopë arriten të marrin deri ne 15 kg qumësht, kaq rendiment siguronin ushqimet e ardhura.
 
unrra

Fëmijet  e dikurshëm ende rujane kujtime mbi pakot e sjella për to. Cfarë ishin “ Kismetet”?
Natyrisht që për femijet e uritur të qytetit të sapo dalë nga lufta, ardhja e ndihmave ushqimore amerikane ishte për ta nje kismet i madh, që i përkthyer në një kuptim me praktik të gjuhës sonë  është fat. Dhe UNRRA ishte fat i tyre. Xhoda tregon se fëmijet kishin ardhur shumë varietete pakosh. Ai kujton se për femijet kishin sjellë disa kuti cilindrike alumini ne ngjyre ushtarake, që kishin përsipër numera e shkronja dhe që kishin brenda torrone, karamele, çimçakizë, çokollata, biskota, hallva, lapsa me ngjyra. Po ne to para se të hapej, nuk mund te dije se çfarë kishte brenda. “ Mbasi nuk dinim se ça na kishte rënë, ne fëmijet i quanim kutitë” kismete”. Madje për nje nga këto kismete, Xhoda tregon se u trembën mos ishte minë. Për këtë rast ai kujton se si nje shoku i tyre me emrin Xhafë, sjell ne klasë një “ kismet” me çelës. Ai e vuri mbi katedër dhe rrotulloi çelësin. “U dëgjua nje fëshfërime monotone”, kujton Xhoda. “ U trembëm se mos ishte një minë me sahat ”. Kur u hap kutija metalike, brenda sajë u gjeten makarona të ngrohta. Mesuesi u ka treguar se fundi i kutisë ishte i dyfishtë dhe i mbushur me gelqere të pashuar. Rrotullimi i çelësit kishte bërë që mbi gëlqere të derdhej ujë. Reaksioni i shuarjes kishte krijuar nxehtësinë e nevojëshme për të ngrohur makaronat. Këto lloje kutishë, kishin lloje -lloje ushqimesh që u dergoheshin në front ushtarëve, të cilet kështu ushqeheshin pa pasur nevojë për gatim nepër mensa. Xhoda e kujton kete episod edhe si nje provë që  i u dha atyre që në fëmijëri, për shpirtin praktik amerikan.
Ndihmat e ardhura nepërmjet “ Misionit Ushtarak Aleat ”, si medikamente, ushqime, veshmbathje, mjete transporti kapnin një vlerë, sipas profesor Xhodës, prej 32 milionë dollarë amerikanë. Ky mision menaxhoi ndihmat e mëdha që dhuroi UNRRA,  rreth 130 mijë tonë me një vlerë prej 26.5 milion dollarësh.
Xhoda tregon  se nuk kaluan më shume se 3 muaj që shperndarja e ndihmave bëhej falas, kur pastaj shteti filloi ti shesë të gjitha ndihmat me para.
 
unrra

Komunistet perdoren Durresin si pretekst per largimin e UNRRA-s
 
Qyteti i Durrësit ka sherbyer si nje nder pretekstet e forta për të shkuar drejt eleminimit te mardhenjeve të mira me UNRRA –n dhe me pas largimin perfundimtar të sajë. Lidhur me konfliktin e lindur per tu dhënë leje personelit te sajë për të shkuar ne Durres, nisur nga informacioni që i drejtohej qeverisë amerikane, mësohet se qeveria shqiptare nuk i ka lejuar ata të shkojnë të pashoqëruar në qytetin e Durrësit, përkundrazi u ka kërkuar që tu japë për shoqërim nje roje partizane, gjë që nuk është pritur mire nga Amerikanët. Xhejkobs në telegramin  qe i dërgon Delegacionit të SHBA në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në Paris u raporton se : “ Anëtarët e shtabit tim, anglezëve dhe personelit të UNRRA-s, u imponohen kufizime të ndryshme. Në muajin dhjetor ( 1945…   S.H.), u pezulluan edhe dhëniet e lejeve për të shkuar me makinë në Durrës (në mbasditën e ditës së shtunë, duke shëtitur në kodrat përreth Tiranës, atasheu i shtypit anglez Robinson, u arrestua nga ushtarakët…). Edhe në rast se jepet leje kalimi,  je i detyruar të shoqërohesh nga një partizan…” . Xhejkobs ka paraqitur disa vështiresi të tjera duke dhënë një tabllo të zymtë të mardhënjeve të acaruara të asaj periudhe. Ai akuzon qeverinë shqiptare se ajo ndryshe nga traditat e mikpritjes shqiptare ka treguar më shume afeksion  ndaj rusëve, qëndrimet antiamerikane të të ciles, sipas Xhejkobsit, nxiten nga agjentë rusë dhe duke nepërmekëmbur statusin e tyre e kanë bërë gjëndjen e sajë në Shqiperi të pashpresë. Për këtë ai shkruan se: “ “Përsa i përket çështjes së misionit tonë, situata paraqitet delikate. Të flasim prerë, ai s’ka pse të qëndrojë. Ai u dërgua këtu për të studjuar situatën dhe për të dhënë një raport, që tashmë është dorëzuar…Unë jam i sigurtë se autoritet e , veçanërisht ato jo shoqërore me ne, janë në dijeni të statusit tonë të pashpresë,  prandaj edhe e kontrollojnë aktivitetin tonë dhe tregojnë një sjellje jo miqësore, gjithmonë në rritje… edhe nga nxitja që bëhet nga agjentët rusë. Kjo ndjenjë qëndron shumë afër asaj ruse, gjë që nuk ka asgjë të përbashkët me mikpritjen shqiptare…”
 
unrra

unrra

Rindertimi i Portit nga UNRA. Sipas kujtimeve te botuara para vdekjes nga  Feruz Mataj.
Kantieri detar ku ne filluam punën do të shkruajë, Mataj në kujtimet e tij, kishte qenë pronë e Tom Gogës, që i ishte sekuestruar në dhjetor të 1945-ës. Ndërkohë, në ditët e para të vitit 1946 punëtorët e vjetër të kantierit, së bashku me një grup polumbarësh, filluan të nxirrnin anijet e mbytura në brigjet tona dhe madje edhe ti riparonin, po vetë. “Në fillim nxorëm dy rimorkiatorët italianë të mbytur dhe një motovedetë, që u quajt ‘Mujo Ulqinaku’, pastaj mjaft motoveliera, mauna, cisterna, motoskafë etj”. Dy kalatat do t’i ngrinte UNRRA duke sjellë të gjitha materialet për ndërtimin e skelës të Durrësit dhe po kjo strukturë do bënte ndërtimin e dy urave me parafabrikate druri në një kohë rekord. Regjimi do e kuptonte rëndësinë dhe në shkurt të vitit 1948 do ngrinte Drejtorinë e Përgjithshme të Porteve, e cila do kishte autoritet dhe mbi 5 porte, nga ai i Bunës në Veri e deri te i Sarandës në Jug, flotën detare-tregtare dhe kantierin detar.
 
unrra

UNRA në kujtimet e Ago Agajt, të botuara nga Dalip Greca
Ai kujton se më pas Tirana u mbush me ushqimet e çokollatat e UNRA-s (Organizata Ndihmëse Amerikane e Pasluftës), e cila e mbushi Tiranën me bukë të bardhë si bora dhe me lloj-lloj ushqimesh e artikujsh. Erdhën pas saj dhe misionet ushtarake e amerikane, që u pritën me ftohtësi nga qeveria dhe me gjithë zemër nga populli shqiptar, i cili mendonte dhe shpresonte se ditë të mira, ditë lirie, do të vinin për të nga ndikimi i aleatëve të mëdhenj, fituesve të luftës së madhe. Reshati shkruan në ditar: “Shtypi komunist përditë i binte kokës edhe Anglisë, edhe Amerikës, në fillimin e Luftës së Ftohtë, që atëherë kish filluar me ngut në të dy anët e perdes së hekurt. Rusia nuk binte asgjë ndër ne, veç ç’merrte ajo dhe Jugosllavia nga ekonomia jonë e shkatërruar nga lufta. Për ata kishte veç fjalë të mëdha e të ëmbla, si aleatët e përjetshëm të Shqipërisë, si vëllezërit e proletariatit, kurse për anglezët dhe amerikanët, që e mbushën Shqipërinë me bukë dhe ilaçe, veçanërisht me DDT, që e shpëtoi popullin nga malaria e morrat, asnjë fjalë të mirë, asnjë fjalë mirënjohjeje! Me të vërtetë, të vinte ndot në këtë kohë ta quaje veten shqiptar. Shqiptari ka pasur traditë që ta nderojë mikun që i vjen në shtëpi dhe ta presë me bukë e zemër, me atë që i ka dhënë Zoti, ndërsa komunistët jo vetëm që s’u dhanë gjë këtyre miqve, që po u binin kaq të mira dhe i mbushën me armë e flori gjatë luftës, po i shanin e i përdornin në një mënyrë me të vërtetë të neveritshme. Veçanërisht shtypi komunist”.  Ai kujton se rusët dhe jugosllavët e zbrazën tregun shqiptar. Sjell si shembull se kur Shefqet Musaraj u kthye nga një vizitë e shkrimtarëve shqiptarë në Moskë, i tregoi se në një magazinë moskovite kishte gjetur sapun “Luks” të fabrikës Pogu të Shkodrës sonë, kurse në Tiranë s’gjeje një copë sapun të tillë, sikur të vrisje shtatë, si i thonë.



unrra


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet