BE-ja me një hap thelbësor drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

BE-ja me një hap thelbësor drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan të enjten vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel, 27 ministrat e miratuan këtë vendim pa ndonjë diskutim, pas pajtimit të arritur më herët nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare.

“Sot Këshilli miratoi në lexim të parë pozicionin e vet për udhëtimin pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do të lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në vendet e Bashkimin Evropian pa një vizë dhe të qëndrojnë në këto vende për 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditësh”, thuhet në një njoftim të këtij Këshilli, kryesinë e të cilit aktualisht e ka Suedia.

Ministrja suedeze e Migracionit, Maria Malmer Stenegard, tha pas miratimit të këtij vendimi se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përshtatur politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e migracionit dhe sigurinë si dhe për të përshtatur politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë se bashkëpunimi ynë në këtë fushë do të vazhdojë”, tha ajo.

Sipas njoftimit qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të kërkojnë vizë për udhëtim që nga data kur sistemi evropian i udhëtimit – ETIAS të jetë funksional dhe më së largu nga një janari i vitit 2024. ETIAS është sistemi në të cilin qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e Bashkimit Evropian duhet t'i regjistrojnë të dhënat e tyre para udhëtimit. Raportuesi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, holandezi Thijs Reuten, mirëpriti vendimin duke e cilësuar atë si hap shumë të rëndësishëm.

“Më së voni më një janar të vitit 2024 Kosova do të ketë liberalizimin e vizave shumë të merituar dhe të shumëpritur”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ai tha se “së shpejti pritet të ndodhë edhe votimi në Komitetin e Punëve të Brendshme e pastaj edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian”, ku Kosova nuk pritet të ketë ndonjë problem. Në vitin 2012 Komisioni Evropian i dha Kosovës udhërrëfyesin për këtë çështje dhe më 2018 rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën të cilin e përsëriti në tetor të viti të kaluar. Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në territorin e Bashkimit Evropian./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki