BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnje Hercegovinën
Flamuri i Bosnjës dhe ai i BE-së
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën. Radio Evropa e Lirë ka mësuar se ministrat që janë përgjegjës për çështje evropiane, gjatë takimit kanë miratuar konkluzionet ku thuhet se Bosnjë e Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”.
Ky vendim i ministrave do të konfirmohet nga krerët e qeverive anëtare të BE-së gjatë samitit që do të mbahet të enjten, më 15 dhjetor.
“Në kontekstin aktual gjeopolitik, Këshilli i BE-së thekson urgjencën që shteti të ecë përpara në rrugën drejt BE-së, veçanërisht përmes përmbushjes të 14 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së, që janë identifikuar në opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në BE, të miratuar në Këshill më 2019”, u tha në dokumentin e konkluzioneve, në të cilin ka pasur qasje më herët REL-i.
Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere. Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova ende nuk ka statusin e vendit kandidat. Prishtina ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të aplikojë për anëtarësim në BE./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.4%
-
Jo
78.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 483
Lajme të tjera
-
Kosova mund të përballet me masa nëse tensionet vazhdojnë! Kurti e Sveçla, mund të shpallen ‘non grata’ nga BE-SHBA
7 Qershor, 20:11
-
Situata në veri të Kosovës, Begaj: Sjell pasoja për rajonin, tensioni erdhi nga ushtrimi i dhunës! Autoritetet të kenë durim dhe të koordinohen me partnerët strategjikë
7 Qershor, 16:49
-
Schwarz-Schilling: Duhet një politikë e re për Ballkanin
7 Qershor, 11:39
-
Klandestinët nga Shqipëria në BE, 1/3 e trafikantëve të huaj! Policia: 243 emigrantë hynë ilegalisht në janar-maj 2023! Hyjnë nga Korça e Gjirokastra, dalin nga Kosova
6 Qershor, 19:12
-
Operacion i Europol kundër veshjeve të falsifikuara në vendet e BE, 378 persona të arrestuar! Mallrat vinin nga Kina, Turqia dhe Vietnami
6 Qershor, 15:12
-
Tentuan të destabilizojnë Ballkanin, SHBA sanksionon shtatë anëtarë të një grupi rus
5 Qershor, 20:40
-
Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian për pavarësi të gjyqësorit
5 Qershor, 16:10
-
Komisioni Evropian përshëndet vendimin e Shqipërisë për regjimin e vizave ndaj rusëve: Ishte i duhur
5 Qershor, 10:26
-
Heqja e vetos në BE, si një prej zgjidhjeve për zgjerim më të shpejtë
4 Qershor, 20:53
-
PD-ja apo korrupsioni, problem më i madh në Shqipëri?!
4 Qershor, 18:43
-
BE kërkoi zgjedhje të parakohshme në 4 komunat e veriut të Kosovës, Rama: S’mund të jetë më e qartë se kaq! Të mos vazhdohet me planin absurd
3 Qershor, 16:35
-
BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja negative! Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme
3 Qershor, 14:43