Bashkimi Evropian ka bërë të ditura planet rreth ndryshimeve klimatike, teksa synon të luftojë emetimet e karbonit deri më 2050.
Propozimet e bëra duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe Parlamenti Evropian. Në to përfshihen vënia e taksës për kerozinë, dhe ndalimi i shitjes së makinave me benzinë apo naftë brenda 20 vjetëve. Këto propozime, pritet të negociohen disa muaj.
“Duke vepruar tani, ne mund t’i bëjmë gjërat ndryshe dhe të zgjedhim një rrugë më të mirë dhe më të shëndetshme për të ardhmen”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Këto masa mund të rrisin faturat për ngrohje shtëpiake, si dhe të rrisin çmimet e fluturimeve brenda bllokut evropian. Në propozime është përfshirë edhe ndarja e fondeve për t’iu ndihmuar familjeve që të bëjnë ndryshimet e nevojshme nëpër shtëpitë e tyre.
Zërat opozitarë ndaj këtyre propozimeve pritet të vijnë nga disa liderë të industrive, si ajo e aeroplanëve dhe prodhuesve të makinave, por edhe nga vendet anëtare të lindjes, që varen nga thëngjilli. Një zyrtar i BE-së, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se suksesi i propozimeve të reja do të varet nga aftësia që ato të jenë realiste dhe të drejta në aspektin social dhe jo të destabilizojë ekonominë.
“Qëllimi që është ekonomia të vendoset në tjetër nivel, jo të ndalet”, është cituar të ketë thënë ai./REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Të gjithë kundër Elon Musk
7 Janar, 15:47
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57