'Territorialja'/ Bejko: Rama kërkon të ulë numrin e bashkive në 34! I akuzon për falimentim që t'i ‘zhdukë’! Krashi: Ndarja aktuale ka shumë probleme

TIRANË- Maxhoranca ka si qëllim të reduktojë numrin e bashkive në vendin tonë dhe kjo sipas sekretarit për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, tregohet qartë nga takimi i fundit i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët. I ftuar në Report Tv, Bejko tha se ky takim ishte një strategji e Ramës që ta përdorë për zvogëlimin e numrit të bashkive, duke iu thënë se kanë falimentuar dhe nuk sigurojnë dot të ardhura e për rrjedhojë do të shkojë në zhdukjen e tyre, për të pasur në total rreth 34 bashki.

“Takimin që bëri Rama me krerët bashkive e lexova si një mesazh që se Rama e ka marrë vendimin. I nxori të falimentuara sa këto do i nxjerrim skarco dhe do i reduktojë, me idenë që nuk funksionojnë se nuk sigurojnë të ardhura. Rama thotë se kanë humbur qëllimin që janë krijuar se pushteti vendor është krijuar për vetëqeverisje. 4 vite ishin të mjaftueshme ti orientonte. Iu thotë borxhet që keni akumuluar, tregojnë qëllimin e Ramës për të marrë pushtet nga qeveria lokale, jo tek të gjitha bashkitë. Rama kërkon ti zhdukë. Zgjidhja do e bëjë edhe më keq gjendjen”, tha Bejko në Report Tv.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bejko u ndal edhe në problemet e reformës territoriale, ku sipas tij ka dështuar sepse pushteti vendor kontrollohet totalisht nga pushteti qendror, shërbimet e qytetarëve kanë shkuar më larg. Sipas ti, nuk duhet rishikuar vetë harta, por edhe të gjitha kompetencat që ka pushteti vendor.

“A e kanë kryer rolin dhe misionin e tyre si përfaqësues politik të qytetarëve? Pjesa më e madhe jo. Qytetarët e kishin shumë larg pushtetin. Demokracia lokale, ky është gabimi si u themeluar reforma territoriale. Iu vu theksi ofrimeve të shërbimeve. Dështoi se dështoi demokracia vendore. Ekspertët PS dhe LSI i mëshuan faktit që të krijonin efikasitet qeverisjes lokale me zhvillim ekonomik, për të bërë decentralizim fiskal. Pushteti vendor është i kontrolluar. Mbledhja e fundit. Si ju drejtua Rama kryebashkiakëve është no sens, se janë pushtete të ndara. Iu ngre zërin tërë kërshëllik sikur i ka të punësuar, se i ka nën pushtetin e vet. Duhet ribërë jo thjesht harta, duhet ribërë është vetë qeverisja vendore me të gjitha kompetencat që i takojnë, me gamën e gjerë të shërbimeve, kompetencat politike që duhet të ketë këshilli i bashkisë. Pushteti është larguar bashkitë e mëdha i kanë hyrë në hise zonave rurale”, vijoi Bejko.

Deputeti socialist, njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Reformës Territoriale, thotë se reforma e 2014 ka shumë problematika dhe me ndryshimet që do bëhen, duhet që qytetarët të ndihen të përfaqësuar.

“Reforma e 2014 s’ka qenë perfekte, ka shumë problematika. Duhet të kemi një ligj që të mundësoje qytetarët të jenë të përfaqësuar. Pushteti lokal ka katër detyra kryesore, të mbajë qytetin pastër, shërbimi strehimit, problemet ligjore e sociale’, tha Krashi.

Brenda muajit korrik Partia Demokratike do të propozojë një draft paraprak për Reformën Territoriale, i cili do të hartohet pas konsultimeve me ekspertët dhe me qytetarët. PD kërkon rritjen e numrit të bashkive.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar