Bejko takim me banorët në Ndroq: Bashkia ju ka lënë në harresë, s’ju ka shtruar rrugën! Kush bën turizëm malor këtu, do ketë 0 taksa

Bejko takim me banorët në Ndroq: Bashkia ju ka lënë në harresë, s’ju ka shtruar rrugën! Kush bën turizëm malor këtu, do ketë 0 taksa

1682427274_rb.JPG

Në kuadër të fushatës elektorale, kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko është takuar me banorët në Ndroq. Bejko tha se prioritet është që të ndryshojë situata e fshatrave.

Bejko tha se vuri re rrugët nga bashkia Tiranë janë lënë në harresë.

“I kanë lënë fshatrat, kaq pranë Tiranës, 25 km nga Tirana, 5 km nga rruga kryesore, i kanë lënë pa rrugë dhe janë boshatisur. Ndërkohë që kanë të gjithë këto pasuri me të cilat mund të zhvillosh ekonominë tënde shtëpiake dhe të pasurohesh, ose të jetosh mirë. Po s’u bëre i pasur jeton mirë. Kjo është e pafalshme, është e patolerueshme. Këtu mund të ndërtoheshin bujtina sa të duash dhe natyrisht bashkia e ka për detyrë që ti mbështesë dhe t’i zhvillojë.

Thjesht rrugët, kaq duan shqiptarët, nuk është se po kërkojnë salltanete të mëdha. Salltanete e mëdha janë privilegj i elitës politike qe ka ngal aty, Rama Berisha, Meta çirakët e tyre që bëjnë spektakël politik, bëjnë sikur po punojnë për fshatrat. Në 192 mln euro që ka buxhet bashkia, 1 mln euro e ka investuar për fshatin. Asgjë fare, qesharake. 10 mln euro jep bashkia për inceneratorët që s’janë në punë. Këto janë shumë të frikshme për bashkinë, ndërkohë që fshatrat i ke të gjitha jashtë sistemit.

Ne kemi menduar që Ndroqi të jetë një nga zonat e lira ekonomike, që do të thotë se kush bën biznes në turizëm malor, ambiental, do të ketë 0 taksa. Prioriteti i Bashkisë Tiranë në drejtimin tim do të jetë bërja një rrjeti prej 250 km që do e lidhi edhe më mirë qytetin me të gjitha fshatrat përreth me kurorën  Tiranës. Kjo do të bëjë që ju t’i nxirrni me kollaj produktet në treg, e të kthehen në shtëpitë e tyre. Por e keni vetë në dorë ndryshimin, për të larguar këtë klasë politike”, tha Bejko.

 


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët për Bashkitë e vendeve në terren, Sako: Jemi për barazi sociale, ndërtojmë 52 rrugë! Boçi: Do bëj më shumë për nevojat tuaja


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?