BEJRUT - Të paktën 35 ushtarë vdiqën sot në mbrëmje pas rrëzimit të një avioni ushtarak në veriperëndim të Sirisë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Avioni preku linjat e tensionit të lartë për shkak të mjegullës në aeroportin ushtarak të Abu Duhurit, në provincën Idleb", saktësoi OSDH-ja.
Në ndërkohë, filiali i al-Kaedës në Siri, Fronti Al-Nosra, mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit./ATSH/