BEJRUT, 20 shtator /ATSH-AFP/ - Shtatëdhjetë e pesë sirianë të trajnuar në Turqi nga SHBA-ja për të luftuar grupin xhihadist të Shtetit Islamik kanë hyrë në Siri, theksoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Shtatëdhjetë e pesë luftëtarë të trajnuar në një kamp pranë kryeqytetit turk kanë hyrë në Siri në provincën e Alepos", deklaroi Rami Abdel Rahmane, drejtor i kësaj OJQ-je që disponon një rrjet të gjerë burimesh në këtë vend në luftë.
Grupi i pajisur me armë të lehta dhe municione hyri në Siri nën mbrojtjen e forcave ajrore të koalicionit ndërkombëtar që lufton Shtetin Islamik, sipas OSDH-së./











