SKRAPAR - Ka nisur peligrinazhi i shenjtë në malin Tomorr në rrethin e Skraparit. Ditët e shenjta të besimtarëve bektashinj kanë nisur gjatë fundjavës, ndërkohë që do të vazhdojnë deri në datën 25 gusht.
Mijëra peligrinë jane bëre pjesë e kësaj feste tepër të veçantë jo vetëm për besimtarët bektashinj. Festa e ditëve të Tomorrit parashikon që me mijëra peligrinë nga vendi, rajoni dhe bota të ngjiten në malin e shenjtë të Tomorrit.
Pranë teqesë së Kulmakut mësohet se kan mbërritur që prej së shtunës, peligrinët e parë, të cilët janë falur pranë saj për shëndet dashuri dhe mbarësi.
Pranë kësaj teqeje mësohet se kanë nisur ritet e para fetare të kësaj feste, të cilat vazhdojnë ende dhe parashikohet që të arrijnë kulmin në datë 23 -25 gusht ku parashikohet që dhe numri i peligrinëve të shtohet. Pranë teqes së Kulmakut mësohet se janë marë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj feste.
Në festë morën pjesë edhe kreu i bektashisë në teqenë e Kulmakut Baba Mondi, pushtetarë të pushtetit qëndror e lokal etj. Peligrinët e parë që kanë mbërritur në Tomorr fillimisht kanë ndjekur ritet fetare pranë teqes së Kulmakut dhe më pas kanë bërë sipas traditës një kurban me qingj për mirësi në familjet e tyre.
Me qindra çadra janë ngritur nga peligrinët nëpër kodrat e malit Tomorr ku vizitorët po shijojnë nga afër hijëshinë e malit dhe ushqimet e freskëta. Masa të rrepta ka marrë dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit me vendosjen e rreth 200 uniformave blu në malin Tomorr për ruajtjen e rendit dhe qetësisë dhe mbarëvajtjen gjatë ditës së festës.
Uniformat blu të rendit dhe ata të qarkullimit rrugor mësohet se po qarkullojnë në të gjithë zonën. E veçanta e këtij viti ka qënë nje bust kali dhe i Abaz Aliut me dy fëmijë, vendosur në malin e Tomorrit, në Cuk, atje ku Abaz Aliu ka qëndruar.
Inagurimi i këtij busti u bë nga Baba Mondi si dhe prefekti i qarkut Berat Bujar Hoxhaj, ambasadori izraelit si dhe besimtarë shqiptarë.
Kryetari i Gjyshatës së Kulmakut Zalo Qato tha se ky vit është më i vizituari nga njerëzit; sipas tij, janë therur rreth gjashtë mijë kokë shqerra për kurban.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com