‘Beleri’/ Gazetari: Greqia e përdor si pretekst, ka qëllim të arrijë atë që kërkon Serbia në Kosovë! Dervishi: Himara nuk ka qenë kurrë greke

Greqia ka paralajmëruar veto-n për Shqipërinë për të bllokuar negociatat me Bashkimin Europian nëse kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri nuk lejohet të bëjë hetimin.

Mbrëmjen e sotme, në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv gazetari Stavri Marko tha se Greqia nuk ka synim vetëm çështjen e Belerit por ka si synim që në të ardhmen të arrijë të njëjtat kushte në të cilat është sot Serbia në Kosovë dhe të kërkojë të njëjtën gjë për komunitetin grek në Shqipëri.

“Veto greke do vazhdojë pavarësisht reagimeve të Gjermanisë dhe Spanjës . Loja e vetos nga Athina do të vazhdojë. Nuk e shoh vetëm tek rasti i Belerit. Greqia ka në plan ta zgjerojë cështjen e vetos derisa të arrijë atë që kërkon Serbia në Kosovë, pra ta bëjë me minoritetin e saj në Shqipëri”- u shpreh gazetari.

Nga ana tjetër, avokati Përparim Caca tha se nuk beson tek një veto e vendosur nga Greqia, duke argumentuar se shteti fqinj mbështeti Shqipërinë për statusin e vendit kandidat në BE. Sa i takon çështjes së Belerit, ai tha se në seancën që do mbahet në GJKKO në 4 dhjetor është e pamundur që Fredi Beleri të betohet si kryebashkiak pasi nuk i jepet leje duke qenë se nuk ka statusin e të dënuarit.

“Mund të bëhet ky lloj versioni, thjesht ti jepet një kohë e mjaftueshme për të bërë betimin dhe të kthehet prapë. Sepse përndryshe do duhet të zëvendësohet masa e sigurimit.  Ajo që duhet bërë është ndryshimi i masës së sigurimit që të ketë mundësi të betohet. Të paraburgosurit nuk i jepet leje se nuk ka statusin e të dënuarit”- u shpreh Caca.

Ndërsa gazetari Ferdinand Dervishi tha se kjo sjellje e Greqisë lidhet me një qëndrim historik të mbajtur ndaj Shqipërisë, duke e trajtuar vendin tonë si një vend të parëndësishëm.

“Grekët e kanë trajtuar Shqipërinë si një shtet shumë të vogël, të parëndësishëm atje matanë. Në vitin 2009 kryeministri i asaj kohe, Berisha për të pasur votën greke për të filluar negociatat për integrimin e Shqipërisë, për pak sa nuk na rrëshkiti në dëmin tonë historia e ndarjes së detit. Gjithmonë grekët kanë qenë dominues, e kanë përdorur kartën që janë në BE në dëm të popullit shqiptar. Por Himara nuk ka qenë kurrë greke”- tha Dervishi.

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha se Fredi Beleri vetëm kërkon që të shoqërohet me polici për të kryer betimin e tij si kryebashkiak i Himarës përpara këshillit bashkiak siç përcaktohet në ligj. Sipas tij, zyrtarët grekë nuk kanë kërkuar lirimin e Belerit por që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak. Në 4 dhjetor pritet të mbahet seanca në GJKKO për të dhënë një përgjigjie mbi kërkesën e Belerit për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
‘Jam lab unë, s'më bën dot himarjot grek', debat i fortë mes Meçes dhe Sulit! Sekretari i OMONIA-s: Hesht se nuk të ndërpreva

 

Një debat i fortë u zhvillua në studion e ‘Repolitix’ mes ish-deputetit Arban Meçe dhe sekretarit të OMONIA-s, Marin Suli sa i takon votuesve në bashkinë e Himarës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ish-deputeti tha se nuk është e vërtetë se për Belerin kanë votuar himarjotët, duke i kërkuar që të mos i përfshijë të gjithë zonat e Labërisë kur flet për këtë gjë.

Pjesë nga debati në studio:

Meçe: Gjysma e labërisë, Kuçi, Kërbaçi kurrë nuk kanë qenë greke. Nuk është e vërtetë që ka votuar komuniteti grek zotëri, sepse kanë votuar disa komunitete. Nuk mund të më bësh mua himarjot greek ti mua sepse jam lab.

Suli: Po cfarë labi je ti more, po hesht aty se nuk të ndërpreva

Meçe: Vazhdo

Suli: Nuk ma cakton ti mua, i kape lekët për sot je në rregull

Meçe: Kape lekët tha, po pse more i sheh të gjithë si vetja jote ti. Jeni të pafytyrë ju dhe të gjithë i shihni njësoj. Ne të labërisë nuk biem kaq lehtë në kurthin tuaj. Kemi dhënë prova për këtë punë.

Suli: Mos ngatërro dëllenjën me rrushin. O mizë mos më bezdis, më lër të flas

Meçe: Votues i bashkisë Himarë më thuaj mua po jo votues himarjot.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/11/2023 04:02

    Pse pak jane tere ato te drejta qe ju kane dhene deri tani,qe te thuash synojne asosacion komunash minoritare?! Varrezat greke vend e pa vend,shkolla e kisha ne greqisht,emertimesh rrugesh ne greqisht,kur duhet te ishin dhe ne shqip,vendosje bustesh figurash greke,disa prej te cilave per veprimtari te dyshimta ndaj nesh,perdorimi i flamurit grek,i pa shoqeruar nga ai shqiptar! Beleri me pare duhet te vertetoje qe mandatin e ka te merituar e jo te blere,por Greqia po kerkon betimin e tij para gjyqit,jo vetem per t'a legjitimuar,por dhe t'a nxjerre si viktime,se po doli fajtor nga gjyqi,do te thote qe po mbajne te burgosur nje zyrtar /te betuar/ e se lene te beje detyren si kryetar minoritar i zgjedhur nga minoriteti(pra Shqiperia nuk lejon perfaqesimin e tyre),po i dhane pafajesine,prape do t'a shpallin si kryetar i persekutuar minoriteti,qe nuk u lejua te beje detyren e u persekutua padrejtesisht.

    Përgjigju
  • Goni: 30/11/2023 00:40

    Sa i zgjuar ky Denisi. Krahasimin e ben me Serbine. Porse Serbia mbeshtetet nga Rama ne ate qe ben ne Kosove, madje ay ka bere dhe draftin. Me kete logjike i bie qe edhe Greqia mbeshtetet nga Rama....

    Përgjigju
  • Eri: 30/11/2023 00:35

    Marin Suli grek? Ka b. të rrijë kjo? Këta 300 evroshat që u bënë grekë pas ‘90es të tregojnë i kape lekët për sot. Kot u jepni hapësira këtyre lapangjozve që shteti shqiptar u ka dhënë të drejta pa fund, ndërkohë që shqiptarët as edhe një flamur s’mund të varin në ballkon në Greqi për Ditën e Pavarësisë, se përfundojnë në polici.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion