Beleri eurodeputet/ Gazetari nga Athina në Report Tv: Kishte udhëzim që ai të votohej patjetër! U përdor si kartë e artë për të frenuar rënien e Nea Demokracia

Zgjedhjet europarlamentare në Greqi sollën një triumfues për Demokracinë e Re e cila merr 7 vende në parlamentin e Brukselit. Një prej këtyre ulësve është siguruar edhe për Fredi Belerin i arrestuar nga drejtësia  shqiptare për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023 për bashkinë e Himarës.

Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ Report Tv për Nertil Agalliun ku tregoi më shumë lidhur me ecurinë e zgjedhjeve europarlamentare në shtetin helen.

Sipas tij, Beleri ka shërbyer për të stopuar rënien e lirë të partisë së Mitsotakis e cila sipas Gurit ka marrë një rezultat të dobët në këto zgjedhje.

‘Në çështjet kombëtare nuk bëjnë ulje çmimi. Beleri ka qenë i duhur për të qenë në qendrën e vëmendjes. Ishte karta e artë për të frenuar rënien e lirë të partisë në pushtet. I dha shumë pikë. Stopoi rënien e lirë të Nea Demokracisë. Por nuk ishte e mjaftueshme për të kënaqur Demokracinë e re dhe është e hubmur në zgjedhje. Mitsotakis në këto zgjedhje ka humbur.’

Më tej Guri shton se kishte një orientim vota nga Nea Demokracia për zgjedhësit e vetë për të votuar Fredi Belerin në listën e votimit.

‘Beleri pati dy pluse. Emri i tij u lakua jo pak herë në të gjitha mediat. Ishte lajmime të njëanshme. Dhe normalisht e kishte të fituar mandatin. Ishte dhe udhëzimi që u dha brenda partisë që Beleri të votohej patjetër. Demokracia e Re e ndjeu frikën që votuesit ishin të lëkundur. Dhe u dha mesazh që Fredi Beleri të votohej të paktën nga depozitat e votuesve të Demokracia e Re, që janë ata votuesit tradicional. Kishte orientim që një në katër votime t’i jepej zotit Beleri dhe ashtu ndodhi. Dhe u zgjodh me shumë diferencë votash.’

Guri vijon më tej argumentin, duke thënë se Demokracia e Re ka humbur mjaft pikë në opinionin publik të Greqisë

‘Ka rënie në numrin e deputetëve më numri ne votave ka rënie në besimin e shoqërisë greke. Tashmë në Greqi flasin një shumicë votash të ekstremit të djathtë që kanë bindje të tilla. Kjo shifër është një dhimbje koke për të gjithë klasën politike në Greqi. Arrijnë deri në 19-20% në numrin e votave. Parti të tilla janë fashiste, neofashiste apo pro ruse.’

Por sipas Gurit, Beleri nuk mund të sjellë politikën ditore në parlamentin europian, pasi atje ka portofol tjetër.

‘Beleri ka dy tituj si kryetar i Himarës dhe fitues i një ulëse në Parlamentin Europian. Duhet pritur vendimi i drejtësisë shqiptare. Nuk mendoj se ka hapësirë për të bërë shumë gjëra në Parlamentin Europian, pasi parlamenti europian nuk është politikë ditore për një parti. Ka tjetër portofol për t’u angazhuar.’

Së fundmi, Guri e mbyll duke thënë se çështja apo fenomeni Beleri është mjaft i konsumuar në Greqi dhe dy vendet tona duhet të ulen në tryezën e bisedimeve për çështje të përbashkëta.

‘Do preferoj që Beleri të mos jetë në Himarë por në parlamentin Europian, qoftë nga ana ekonomike. Diplomacia greke e sheh që rasti Beleri është i tejfryrë, i tejkonsumuar në majën e saj. Interesat e fenomenit Beleri nuk janë aq të fuqishme sa interesat e mëdha që kanë dy shtetet, që duhet të ulen tashmë në tryezën e bisedimeve.’

Zgjedhjet europarlamentare panë një fitore të ndjeshme të të djathtëve, sidomos në Francë, Gjermani dhe Austri ku fitoi edhe ekstremi i djathtë.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi