Në Shqipëri në burg, në Greqi e zgjedhin eurodeputet! Fredi Beleri ‘kazusi’ i pa ndodhur më parë! Juridikisht procesi penal nuk ndikohet, në pritje të vendimit në Apel

Një eurodeputet i zgjedhur nga burgu. Rasti i Fredi Belerit, të cilin mbi 237 mijë grekë e votuan për të qenë anëtar i Parlamentit Evropian, është shumë i rrallë në histori. I dënuar për blerje votash në Shqipëri bëhet anëtar i ligjvënësve të Bashkimit Evropian.

Beleri u rendi i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis. Që prej hapjes së kutive të parë mes mbështetësve të tij në Himarë nisi festa.

Beleri nga burgu i Fierit ku ndodhet që prej 12 majit 2023 për blerje votash, e quajti fitoren e tij një triumf të dritës ndaj errësirës.

“Forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Siç kishim ne që dhamë këtë luftë. Një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve. Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së Grekëve”, shkroi mes të tjerash ai. 

Zgjedhja e Belerit eurodeputet është një kazus që pritet të shkaktojë edhe më shumë debate në vend. Juridikisht zgjedhja e tij nuk ndikon në procesin penal që i bëhet në Shqipëri. Imunitetin eurodeputetët e kanë vetëm në shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian dhe jo në Shqipëri. Burime të Report Tv nga grupi hetimor në SPAK thanë se zgjedhja e tij nuk ndikon dhe se procesi vijon, ndërsa vendimet e gjykatave shqiptare janë sovrane. 

Një zgjidhje të shpejtë do t’i jepte procesit një vendim sa më parë i GJKKO-së së Apelit n. Kujtojmë se Beleri është dënuar me 2 vite burg nga shkalla e parë. 13 muajt e tij të burgimit deri më tani llogariten si 20 muaj, duke qenë se janë paraburgim. Nga ana tjetër një vendim pafajësie, edhe pse duket e vështirë, nga Apeli do ta vinte Belerin para zgjedhjes, mes Himarës apo postit si eurodeputet.

Por një vendim i shpejtë i Gjykatës së Apelit duket se nuk po i interesin Fredi Belerit, Seancat e fundit kanë dështuar pasi avokatët e tij nuk janë paraqitur. Eurodeputetit të ri mbase do t’i interesonte të bëhet një çështje debati në parlamentin e ri evropian. Seanca e radhës kur tashmë eurodeputeti grek Fredi Beleri del para gjykatës është të premten e 14 qershorit dhe do të pritet se cila do të jetë strategjia e tij.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwert: 11/06/2024 10:32

    Bejleri trim mbi trimat ..i mori me dacka keta zagaret e rames

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2024 03:45

    Eshte tjeter gje /te zgjidhesh/ kryetar bashkie i nje qytet/fshati ne fund te botes si Himara e tjeter te zgjidhesh eurodeputet.E imagjinoni dot diten kur Beleri te na ulet ne karrigen e deputetit te parlamentit evropian? E imagjinoni dot te jete i afte te lexoje projekt/ligjet e rezolutat ne anglisht,se per t'i kuptuar as qe behet fjale,e imagjinoni Belerin te na ngrihet e te diskutoje,apo te propozoje ndonje ligj apo amendament.Mire qe perfaqeson Greqine se do te kemi qyfyre duke pare e degjuar Beler deputetin !!!

    Përgjigju
  • Durrsak: 11/06/2024 02:03

    Nje nga kryetaret e agimit te arte Ioannis Lagos eshte dënuar 15 vite burg. Eshte zgjedhur eurodeputet dhe aktualisht kryen funksionin nga burgu ne Greqi.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 10/06/2024 20:01

    Greqia shtet i falimentuar, shpeson ta shpëtojë bajgeleri.

    Përgjigju
  • Pano: 10/06/2024 17:45

    Kafshate qe skaperdihet eshte or vlella mjerimi,,, kafahate qe te ngec ne fyt e te ze trishtimi

    Përgjigju
  • Linda: 10/06/2024 16:50

    Belleri ka marre pjes dhe ne trafikun e femrave dhe Mitsotaqi e zgjodhi per "respektin" e madh qe ka ndaj femrave( ato femra trafikohen hapur posht Omonias)!!Koha do vertetoj dhe shume te pa thene qe shume himariote i dine shume mire dhe zgjodhen te mbyllin gojen te mbyllin syte per dy pako makarona dhe thjerreza qe marrin nga kishat!Himara ka nxjerr gazetare,doktore,shkenctare,talente qe kane nderuar Shqiperin dhe Greqin dhe e meritonin ate zgjedhje me shume se Alfred Bejleri!

    Përgjigju
  • Gentos: 10/06/2024 16:40

    cfare i solli PD Shqiperise ... vetem grek, hajna dhe dhune.

    Përgjigju
  • Arben: 10/06/2024 16:18

    Drejtesia shqiptare duhet ta denoje Belerin edhe 5 vite te tjera burg, aq sa mjafton per te mos e marre mandatin e eurodeputetit! Nqs greket e zgjedhin edhe pas 5 vitesh prape deputet, denimi t'i shtohet edhe 5 vite! Drejtesia shqiptare nuk duhet te lejoje kurrsesi qe nje bleres i rendome votash te beje karriere ne politike!

    Përgjigju
  • Klajdi: 10/06/2024 15:36

    Shpresoj se ndonjë deputet i parlamentit evropian, ose i partisë së melonit, të dalë për t'u përballur me hidraulikun për të gjitha marrëzitë që do të thojë ky “greku demokrat” në parlamentit evropian për çështjet e himarës etj, që nuk kanë të bëjnë me evropën, dhe mbi të gjitha për t'i treguar të gjithë të kaluarën e tij të errët.

    Përgjigju
  • Juli: 10/06/2024 14:34

    Haleja e quan veten drite...pikaaa!

    Përgjigju
  • eni: 10/06/2024 14:27

    asnje lidhje se cben beleri ne nje shtet tjeter ketu eshte ne proces dhe ska ssnje ndikim kjo eshte thjesht turp per greqine qe zgjedh te tille njerez per ta perfaqesuar kjo tregon se ska fytyre dhe goje ai shtet per te dhene leksione demokracie askujt kjo tregon se shteti shqiptare duhet te jete koke lart dhe aspask i perulur ndaj askujt per me shume ndaj greqise qe eshte nje shtet i formuar mbi mitologji dhe kjo vjen prej faktit se ska histori reali si shtet. hajde ja

    Përgjigju
    • sonila: 10/06/2024 14:52

      ky eshte fix kali i trojes se grekerve qe po riperseritet..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë