Beleri në burg, Imeraj: E rrezikshme të mendohet se të gjitha gjykatat kanë gabuar, të presim arsyetimin! 'Gabimet' e procesit

Dosjet e SPAK ndaj eksponentëve politikë janë temë diskutimi në emisionin “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon. Një prej rasteve ishte dënimi me dy vite burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës. Ish-kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj deklaroi se është e rrezikshme të mendohet se të gjitha gjykatat kanë gabuar në këtë proces. Ajo shtoi se duhet të pritet arsyetimi i gjykatës.

“Të gjitha janë dosje që për shkak të përfshirjes së subjekteve përveç trajtimit juridik marrim dhe nuanca të tjera një e tillë është dhe çështja Beleri. Kjo çështje ka kaluar fazat hetimore, masa arrest me burg është kundërshtuar, kemi tre shkallë gjykimi. Beleri vazhdon të mbetet një person që nuk ka një vendim të formës së prerë. Përfshirja e tij politike e bën çështjen më të ndjeshme për tu diskutuar. Jo vetëm si jurist por si qytetar, gazetar, deputet në çdo këndvështrim do ishte e mirë ta besojmë se këto gjykata kanë qenë konform ligjit duke realizuar të drejtën e tyre.

Si jurist mendoj se gjykata në vendimmarrjen e saj do ti japë zgjidhje pretendimeve të avokatëve të Belerit. Nëse është bërë kërkesë për pavlefshmërinë e një procesi që lidhet me bashkëpunëtorin e drejtësisë, gjykata ka dhënë arsyetim pse është i vlefshëm. Është e rrezikshme të mendohet se të gjitha gjykatat me radhë kanë gabuar. Nga ana tjetër është e rëndësishme të themi se ajo që duhet është respektimi i standardeve. Ajo që duhet të pritet është arsyetimi i vendimit të gjykatës…”

Ish prokurorja në analizën e saj të rastit Beleri ka specifikuar edhe se çfarë mund të ishte bërë më mirë në këtë çështje duke u ndalur te fakti se dosja i kaloi SPAK nga prokuroria e Vlorës.

"Asnjëri nga ne nuk thotë se çështja Beleri është perfekte. Gabime bëhen kudo. Asnjë s’ka marrë dosjen nga fillimi deri në fund. Gjykata që ka vendosur dënimin e këtij individi e ka të detyrueshme ta arsyetojë çdo pretendim që mbrojtja ka ngritur.  Le të shohim gjykimin e gjykatës. Për ta analizuar momentin fillestar e mira e punës do ishte që prokuroria e posaçëm që fillonte hetimin për çështjen në fjalë vetë që në fillim jo prokuroria e Vlorës, sepse kështu do ishin evituar këto diskutimet. Nëse bashkëpunëtori është i tillë apo jo, është respektuar ligji për marrjen e tij si bashkëpunëtor, dhe provat që janë mbledhur janë administruar në formatin e duhur ligjor. Nëse prokuroria do kishte kryer hetimet siç edhe e ka kompetencë në momentin fillestar atëherë nuk do ishim në këtë kuadrat të diskutimeve. Është e vërtet spak i ka kryer hetimet pasi ka marrë çështjen në dorëzim nga Vlora me kalim kompetence në një kohë jo shumë të gjatë. Janë disa elementë që në çdo subjekt politik që hetohet, dhe çdo herë ka patur një ilustrim."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Kur mund ta humbasë mandatin Beleri? Sqarimi i ish-prokurores Imeraj

Kur mund ta humbasë mandatin kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri? Ish-prokurorja, Elisabeta Imeraj sqaroi procedurat në emisionin “Frontline” në Report Tv. 

“Çështja do apelohet, çështja kalon në gjykatën e apelit në momentin që ka një vendim përfundimtar  të formës së prerë fillojnë episodet e tjera që lidhen me zgjedhjet. Të mos ngatërrojmë procesin me betimin janë dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”, tha ajo mes të tjerash.

Ora 21:58
Beleri në burg, a ka menduar PS për emrin e kandidatit në rast zgjedhjesh? Si përgjigjet Qefalia

Nëse Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me dy vite burg për Fredi Belerin, bashkia Himarë mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Por a ka menduar PS për një emër kandidati?

“Ne do presim vendimin e formës së prerë të gjykatës. Më pas po. Shpresoj që PD të ketë kandidat të vlefshëm. Nëse unë do them se e kemi gati kandidatin i bie paskemi në mendje dhe vendimin e gjykatës. Presim datën për t'u shpallur vendimi i gjykatës. PS nuk i fik asnjëherë motorët. Nuk pushin kontaktin me qytetarët. Ne jemi në kontakt me të gjitha organizatat”, u përgjigj në emisionin “Frontline” në Report Tv deputeti i PS Xhemal Qefalia.

Ora 21:44
Deputeti i PS Qefalia: Belerin nuk e ndëshkoi politika, s'duhej të kandidonte për kryebashkiak

“Kandidimi i Fredi Belerit për kryebashkiak të Himarës nuk është normal”. Kështu deklaroi në “Frontline” në Report TV deputeti socialist Xhemal Qefalia.

“Kur Rama kishte plan për ta arrestuar pse do ta demaskonte siç thoni ju... Është çështje sensitive, ka marrë vëmendje ndërkombëtare nisur nga pala greke. Trupa gjykuese dhe ajo që ka ngritur akuzën ka qenë shumë e rregullt. Të bëjmë analizë se pse paska indikacion nga politika për ta ndëshkuar nuk më duket normale, siç nuk më duket normale dhe kandidimi i tij”, tha ai mes të tjerash.

Ora 21:36
Deputeti Sula: Çështja Beleri me shumë dritëhije dhe pikëpyetje, ka marrë nota politike

Deputeti demokrat Dash Sula në studion e "Frontline" në Report Tv e konsideroi rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri një çështje me shumë dritëhije dhe pikëpyetje.

“Në rastin konkret do jem i baraslarguar sa i përket procesit penal hetimor sa i përket Belerit. Çështja është me shumë dritëhije dhe pikëpyetje. Mendoj se nuk është më proces i thjeshtë hetimor person X Beleri, por për një proces që ka marrë nota të jashtëzakonshme politike. Dhe organet e drejtësisë janë të përfshira, kanë ndikuar që ky proces të bëhet pis. Rama ka dalë me zë dhe figurë dhe është marrë me Belerin”, shtoi ai.

"Po të shkonte të betohej do qëndronte në burg dhe dhe ta kryente detyrën një person tjetër i zgjedhur", shtoi Sula.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blerta: 08/03/2024 01:03

    Si jurist mbetem i habitur nga deklarimi i nje juristi, per me teper ish magjistrat dhe prokuror, se "eshte i rrezikshem mendimi"!!! E pabesueshme. Por ne rendin aktual ne Shqiperi injoranca dhe mediokrriteti jane tashme vlerat qe perbejne bazen dhe kufijte e se "drejtes". Jo fjala, apo le e le veprimi por mendimi tashme eshte kategori e rrezikshme. Dhe po te mendosh jashte "vijes" se shtet-partise domosdo qe do klasifilohet ne rrezik. Kuptohet, ndaj "shtetit". Zoti rujte shqiptaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)

Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)