Beleri rrit tensionet mes Shqipërisë e Greqisë, Ekathimerini: Luajti bllofin për të fituar kohë për përjashtimin automatik të Belerit si kryebashkiak i Himarës

Beleri rrit tensionet mes Shqipërisë e Greqisë,  Ekathimerini: Luajti bllofin për të fituar kohë për përjashtimin automatik të Belerit si kryebashkiak i Himarës

Edi Rama dhe Fredi Beleri

Çështja “Beleri” duket se ka thelluar krizën në mardhënien dypalëshe Shqiqëri-Greqi, jehona e  të cilës është pasqyruar edhe në mediat greke.

"Gazeta greke Ekathemirini"  në artikullin e saj shterues për problemet e hapura aludon se kryeministri shqiptar i ofroi Greqisë garanci në prapaskenë menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke në fund të qershorit se “çështja e Belerit do të zgjidhet”.

Kryeministri shqiptar thuhet se në prapaskenë i ofroi Greqisë garanci, menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke në fund të qershorit, se “çështja e Belerit do të zgjidhet”.Sot kuptohet se ai mund të ketë bërë bllof për të blerë kohë që të skadojnë tre muajt e paraburgimit dhe procesi të kalojë në fazën tjetër, që është përjashtimi automatik i Belerit nga kryebashkiaku, shkruan Ekathimerini

E përditshmja e vendit fqinj e nis artikullin: “Athina është e shqetësuar se Fredi Beleri, greku etnik që u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në Shqipërinë e Jugut në zgjedhjet bashkiake të 14 majit mund të humbasë vendin si pasojë e lëvizjeve  të qeverisë së Edi Ramës në tre muajt e fundit” 

Në artikull, Ekathemirini i referohet Kodit Zgjedhor Shqiptar, duke theksuar se pas 20 gushtit, në përfundim të tre muajve, Ministria e Brendshme e Shqipërisë mund të pretendojë se Beleri nuk mund të bëjë betimin pasi nuk jeton brenda kufijve të bashkisë së tij dhe mund të shkarkohet automatikisht nga detyra.

Media greke sjell në vëmendje protestën e mbajtur pak dite më parë duke shtuar se kryebashkiakët pjesëmarrës kishin shkuar me udhëzimin e kryeministrit duke e cilësuar atë si një mesazh  të qartë të Athinës

"Qëndrimi i Athinës ndaj Belerit u shfaq javën e kaluar me protesta në favor të tij, ku, në konsultim me kryeministrinë dhe Ministrinë e Jashtme, morën pjesë kryebashkiakët e Athinës, Kostas Bakojanis dhe Selanikut, Konstantinos Zervas"

Ekathemirini shton se Beleri u zgjodh me mbështetjen e partisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa Athina e kupton se nuk është e kujdesshme të vihet në dyshim pavarësia e sistemit të drejtësisë shqiptare, ndaj retorika ka ndryshuar paksa duke kërkuar të lihet mënjanë çështja e lirimit nga burgu, por vetëm të lejohet që Beleri të bëjë betimin edhe nga burgu. 

Sipas medias fqinje, ekspertët e Ballkanit thonë se Rama mund të përballojë të luajë një lojë të vështirë me Athinën, sepse Berisha është “i padëshirueshëm” në Uashington, ndërsa referuar burimeve shton se Beleri nuk ka vizë për në SHBA.

Një skenar i avancuar, shkruan Ekathemirini,  sheh Belerin të humbasë kryesimin e Bashkisë dhe më pas zëvendësimin e tij në Himarë nga një grek etnik i “moderuar” jashtë rrethit të influencës së Berishës, gjë e cila është diskutuar në disa kryeqytete dhe mund të materializohet përfundimisht.

Nga ana tjetër ministri grek i Punës, Andonis Georgiadis ka paralajmëruar se Greqia do të bllokojë çdo financim europian për Shqipërinë nëse Fredi Beleri nuk lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës. Në një intervistë për CNN GREK, Georgiadis deklaroi ashpër se “shteti fqinj ta harrojë kursin europian nëse pengon betimin e Belerit”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 21/08/2023 13:53

    Q.u ti q.u se mushka ime e piu. Keshu qe ne mavrit me boje do ta ham. Keta te internetit jan patriot te medhenje ne internet. Po ta donit kaq vendin sbeheshit te gjithe dele do kish dal dhe na 1 dhi. Klb dhe vazhdoni tifozllekun. ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare