BRUKSEL - Autoritetet belge kanë kërkuar ekstradimin e personit të arrestuar një ditë më parë në Greqi, të dyshuar për organizimin e një komploti terrorist që u zbulua javën e kaluar nga policia belge.
Prokurorët nuk kanë dhënë detaje mbi personin e arrestuar, por mediat belege raportojnë se ai është me origjinë marokene dhe kishte kontakte telefonike me një nga dy të dyshuarit islamikë që u vranë nga policia belge gjatë operacionit të së enjtes së kaluar. I lidhur me këtë ngjarje është edhe një tjetër person, i cili ndodhet në gjendje të lirë.
Ndërkaq mësohet identiteti i një nga 4 personave të arrestuar një ditë më parë në Athinë. Bëhet fjalë për Abdelhamid Abaaoud, me origjinë marokene që sipas informacioneve ka luftuar për muaj përkrah shtetit islamik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com