Tre muaj pas zgjedhjeve federale dhe rajonale, vendi nuk ka krijuar ende një koalicion. Tendencat politike midis flamaneve dhe folësve francezë ndryshojnë fuqimisht.
Krahu i djathtë nacionalist dhe e djathta ekstreme që mbizotërojnë në veri të vendit dhe dy partitë e tjera, ajo socialiste dhe Ekologjistët, duket se nuk kanë ndër mend të ‘lëshojnë’ kundrejt njëra tjetrës.
Të gjitha partitë janë në skaje të kundërta përsa i takon sistemit politik dhe nuk mund të integrohen në një shumicë federale.
Belgjika tashmë mban rekordin për krizën më të gjatë politike.
Gjatë 541 ditëve ndërmjet viteve 2010 dhe 2011, partitë politike negociuan për një koalicion qeverisës.
Vëzhguesit besojnë se modeli aktual politik është thelbësisht i ndryshëm.
Koalicioni i mëparshëm qeveritar ra nën presionin e nacionalistëve që kundërshtuan paktin global të Marrakech mbi migracionin.
Faktorët e jashtëm mund të shtyjnë partitë politike të bëjnë kompromis.
Sfidat si mjedisi, Brexit apo dhe rreziku i një recesioni në Gjermani, mund të bindin zyrtarët belgë të gjejnë njëfarë stabiliteti.