Ministri për Integrim Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku ka zhvilluar sot në Prishtinë një drekë pune me Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken
PRISHTINË, 3 Mars /ATSH/ -Ministri për Integrim Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku ka zhvilluar sot në Prishtinë një drekë pune me Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken.
Në këtë takim u diskutuan aspekte të bashkepunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve me fokus në zhvillimet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Ministri Çollaku rikonfirmoi përkushtimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit ilegal përmes ndërmarrjes së reformave të nevojshme sektoriale në kontekst të procesit të integrimit evropian duke përmirësuar ekonominë, duke hapur vende të reja të punës dhe duke përmiresuar kualitetin dhe përspektivën e jetës së qytetarëve.
Ministri për Integrim Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku ka zhvilluar sot në Prishtinë një drekë pune me Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken
Ministri Çollaku informoi Francken me masat e ndërmarra nga qeveria dhe institucionet tjera të vendit në adresimin e faktorëve shtytës të migrimit, duke theksuar se, "Belgjika mund të shërbejë si model edhe për vendet tjera të BE-së në eliminimin e faktorëve tërheqës të migrimit", njofton Ministria kosovare.
Në anën tjetër, Francken përseriti qëndrimin e Mbretrëisë së Belgjikës në mbështetje të procesve integruese për Kosovën."Belgjika e konsideron Kosovën si vend të sigurt", tha ai, rrjedhimisht qytetarët e Kosovës nuk do të mund të përfitojnë nga e drejta e azilit në këtë vend dhe në përputhje me Marrëveshjen e Riatdhesimit do të kthehen në Kosovë brenda pak ditësh./b.j/ /gj.m/f.n/












