Belgjika është vendi i ardhshëm i Bashkimit Europian që pritet të njohë Palestinën si shtet i pavarur. Partitë më të mëdha politike belge mësohet se po punojnë për miratimin e rezolutës për njohejn e shtetit palestinez.

Gazeta “Le soir” raporton se koalicioni qeveritar belg më parë këtë javë ka arritur marrëveshje ku kanë deklaruar se parlamenti belg javën që vjen do të diskutojë rezolutën, megjithëse nuk ofrohet një datë se kur mund të ndodhë. “Njohja do të ndodhë kur të jetë e përshtatshme”, shkruan e përditshmja belge.

Nëse vendimi pranohet, Belgjika od të bëhet shteti i dytë i BE-së, pas Suedisë që do të njohë Palestinën. Vendi skandinav ka njohur Palestinën më 20 tetor, pasi Parlamenti francez miratoi një vendim jodetyrues për njohjen e Palestinës, e cila ka inkurajuar qeverinë franceze për të bërë të njëjtën gjë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)