Belgjikë, 45 të arrestuar për kontrabandë me cigare

Belgjikë, 45 të arrestuar për kontrabandë me cigare

45 persona kanë përfunduar në pranga nga autoritetet belge në atë që konsiderohet si operacioni më i madh në vend kundër kontabandës së cigareve. Autoritetet kanë sekuestruar edhe 28 milionë cigare ndërsa numërimi është ende në proces.

Belgjika është bërë qendër e trafikut të cigareve në vendet fqinje dhe ky ishte një ndër operacionet më të mëdha për cigaret kontrabandë.

Vetëm pak orë para aksionit final oficerët belg arrestuan 17 persona me kombësi ukrainase dhe bullgare gjatë një bastisje në një dyqan xhupash në një zonë industriale të Aartselaar, pranë qytetit verior të Antwerp.

Ata ishin vendosur në një magazinë duke punuar me turne për të tharë duhanin.

“Depoja funksionon 24 orë në ditë dhe punëtorët nuk largohen nga ambientet e saj në mënyrë që mos të bien në sy për aktivitetin e dyshimtë në lagje, Ata flenë, punojnë, hanë dhe bëjnë dush në po të njëjtin vend, pa dalë jashtë për javë të tëra, madje edhe muaj” – shpjegoi Florence Angelici, zëdhënëse e ministrisë të Financave.

Një stok i madh cigaresh ishte bërë gati për t’u nisur në Mbretërinë e Bashkuar, aty edhe ku do vtë shitej me çmim disa herë më të ulët se çmimi normal dhe duke shmangur kështu taksat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja