Belgjikë, 738 mustaqe dhe mjekra në konkurs (VIDEO-FOTO)

Mustaqe të çmendura, mjekra të pushëzuara dhe baseta të skalitura, të gjitha në mënyrë të përkryer, këto janë disa detaje të konkursit për mjekrën dhe mustaqet më të mira, konkurs që po zhvillohet në qytetin Antwerp në Belgjikë, ku marrin pjesë qindra konkurentë nga e gjithë bota.

Konkursi i çuditshëm belg zhvillohet për tre kategori kryesore: mustaqe në stilin anglez, mustaqe në stilin e Salvador Dali, mjekër stil i lirë dhe mjekër e dendur.

Konkurrentët pjesëmarrës në garë, gjithsej 738 nga 33 vende të globit, janë të lejuar të skalitin dhe të perfeksionojnë qimet e tyre të fytyrës por njëkohësisht e kanë të ndaluar të shtojnë qime artificiale.

Konkursi ndërkombëtar për mjekrën dhe mustaqet më të mira e ka ngritur siparin për herë të parë në vitin 2001 dhe prej asaj kohe mbahet çdo dy vjet në vende të ndryshme të botës./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/06/2019 16:11

    Edhe Salvador Dali do i kishte zili.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat

PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat