Belgjikë/ Maska e ministres së Shëndetësisë po bën “xhiron” e botës (FOTO)

Belgjikë/ Maska e ministres së Shëndetësisë po bën “xhiron” e botës (FOTO)

Tashmë mbajtja e maskës është bërë një nga masat më të rëndësishme kundër COVID-19, ndërsa shumë shtete e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e saj.

Që prej fillimit të pandemisë, shumë qytetarë në të gjithë botën kanë tërhequr vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara.

Ndërkohë, një tjetër rast që ka tërhequr vëmendjen është ai i ministres belge të Shëndetësisë, Maggie De Block.

Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ministrja ka stampuar në maskë fytyrën e saj.

Kjo gjë ka ngjallur reagim të qytetarëve, të cilët kanë ironizuar ministren për pamjen e saj.

Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambjentet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.

Një ditë më parë në Belgjikë, që nga marsi nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi por në vend numri total i infeksioneve është më shumë se 63 mijë për një total viktimash prej 9792

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë