13 shqiptarët janë dënuar në Belgjikë për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartamente të ndryshme me qira në Antëerp dhe Schoten. Droga fillimisht shtypej dhe më pas paketohej në bloqe.
Zyra e Prokurorit Publik kërkoi dënime me burg nga 18 muaj deri në 7 vjet dhe gjoba deri në 40,000 euro.
Sipas mediave belge hetimi nisi në fund të vitit 2023. Policia mori informacione se një apartament në rrugën Somersstraat në Antverpë shërbente si bazë operative e një grupi shqiptarësh që importonin kokainë përmes portit të Antverpës. Përmes vëzhgimeve, përgjimeve të drejtpërdrejta dhe analizës së telefonatave, u identifikuan anëtarët e grupit dhe aktivitetet e tyre.
Policia federale siguroi shumë informacione nga përgjimet e drejtpërdrejta në makina dhe në apartamentin në Somersstraat. Aty flitej për “pjekje sanduiçesh”, një kod për përpunimin e drogës.
Blloqet e kokainës përziheshin me substanca të ndryshme, si prokaina. Kjo lëndë mpirëse ishte fillimisht e destinuar për anestezi lokale në stomatologji, por sot njihet kryesisht si substancë për hollimin e kokainës.
Artikulli i Plotë:
Hetimi nisi në fund të vitit 2023. Policia mori informacione se një apartament në rrugën Somersstraat në Antverpë shërbente si bazë operative e një grupi shqiptarësh që importonin kokainë përmes portit të Antverpës. Përmes vëzhgimeve, përgjimeve të drejtpërdrejta dhe analizës së telefonatave, u identifikuan anëtarët e grupit dhe aktivitetet e tyre.
Policia federale siguroi shumë informacione nga përgjimet e drejtpërdrejta në makina dhe në apartamentin në Somersstraat. Aty flitej për “pjekje sanduiçesh”, një kod për përpunimin e drogës. Blloqet e kokainës përziheshin me substanca të ndryshme, si prokaina. Kjo lëndë mpirëse ishte fillimisht e destinuar për anestezi lokale në stomatologji, por sot njihet kryesisht si substancë për hollimin e kokainës.
Gjatë bisedave të përgjuara, burrat ankoheshin edhe për rënien e fortë të çmimit të një kilogrami kokaine. Ata mezi arrinin ta shisnin drogën për 20.000 euro për kilogram. Një nga anëtarët e bandës kërkonte gjithashtu një banesë për “bebet” e tij – gjuhë e koduar për bimë kanabisi.
Prokuroria
Në biseda të tjera u fol edhe për lloje të tjera droge. Ata bënin plane për blerjen e mefedronës, një drogë sintetike e derivuar nga fentanili. Një nga anëtarët kërkonte sërish një shtëpi për “bebet” e tij, pasi donte të ngrinte një plantacion kanabisi.
Në nëntor 2024 dhe janar 2025, policia kreu një seri bastisjesh në apartamente me qira në Somersstraat, Koninklijkelaan në Berchem, Stenenbrug në Borgerhout dhe Pasteurlaan në Schoten.
Gjatë bastisjes në Somersstraat u gjetën kimikate, një presë, logo dhe materiale paketimi. U zbuluan gjithashtu gjashtë blloqe kokaine në faza të ndryshme përpunimi. Edhe në adresat e tjera u gjetën pajisje të lidhura me drogën, si peshore, makina vakuumi, doreza dhe një makinë për numërimin e parave.
Sipas prokurorit, Emilio L. dhe Silver K., për të cilët u kërkuan respektivisht 6 dhe 7 vjet burg, kishin role drejtuese dhe koordinuese. Të pandehurit e tjerë merreshin me hollimin, ruajtjen dhe transportimin e drogës, si dhe me vënien në dispozicion të automjeteve dhe ambienteve. Për ta u kërkuan dënime nga 18 deri në 54 muaj burg.
Disa nga të pandehurit bënë pranim faji gjatë hetimeve, përfshirë edhe Emilio L. “Klienti im nuk i mohon faktet dhe dëshiron të marrë përgjegjësinë, por ai nuk ishte figurë drejtuese. Nuk ishte në dijeni të gjithçkaje. Pas një arrestimi të mëparshëm, marrëveshjet e kokainës dhe shpërndarja e parave vazhduan normalisht. Pra, ai nuk ishte i pazëvendësueshëm,” deklaroi avokati Sven De Potter, duke kërkuar një dënim më të butë. Procesi do të vazhdojë të premten.
Komente










