BELGJIKË-Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku ka mbetur i plagosur një person. Lidhur me shënjestrën e kësaj plagosjeje ka pak informacione, por ajo që është arritur të mësohet është se autor i kësaj ngjarjeje është Kasandro Noga.
Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta i cili raporton se Noka është shpallur në kërkim nga policia e belge, e cila ka kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për lokalizimin e tij nëse është futur apo jo në Shqipëri.
Nga sa raportohet, Kasandro Noga është një personazh i njohur i botës i krimit.