Belind Këlliçi dha dorëheqjen, FRPD e Berishës hap garën për kreun e ri

Belind Këlliçi dha dorëheqjen, FRPD e Berishës hap garën për kreun e ri

Belind Këlliçi

FRPD e Rithemelimit, ka hapur garën për kryetarin e ri. Sipas njoftimit, afati i dorëzimit të kandidaturave është data 28 korrik ndërsa kryetari i ri i forumit pritet të zgjidhet brenda 2 tetorit. FRPD drejtohet ende nga Belind Këlliçi, i cili dha dorëheqjen në 11 nëntor të 2021.

‘Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD. Afati për të dorëzuar kandidaturën është data 28 korrik 2022. Ju mund të shkarkoni formularin e aplikimit nëpërmjet këtij linku https://bit.ly/KandidatFRPD.

Dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifikime të tjera. Pas plotësimit, jeni të lutur të dorëzoni formularin fizikisht te selia qendrore e PDSH, pranë Bulevardit "Zhan D'Ark". FRPD mirëpret të gjitha kandidaturat! Për çdo informacion dhe përditësim na ndiqni në rrjetet tona sociale (@frpdsh) në Facebook, Instagram dhe Tëitter. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për FRPD.’- njofton FRPD e Rithemelimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje