Belind Këlliçi njeriu i Berishës? Ibsen Elezi: Po e ndërton karrierën me lëpirje! Evi Kokalari të kërkojë falje që s'na doli në krah

Belind Këlliçi njeriu i Berishës? Ibsen Elezi: Po e ndërton karrierën me lëpirje! Evi Kokalari të kërkojë falje që s'na doli në krah

Ibsen Elezi

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi nuk e ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj Belind Këlliçit. Gjatë një debati me Evi Kokalarin në Facebook, Elezi shkruan se Belind Këliçi po e ndërton karrierën e tij me lëpirje dhe i thotë amerikanes së Berishës që t'i kërkojë falje.

“Kur ngrinim zërin për procesin (si në rastin e zgjedhjeve në kongres) dhe nuk pranonim të ishim pjesë e farsitetit demokratik, jo vetëm s'na dolët në krah, por hodhet aludime të turpshme.

Së pari kërko falje publike për ata që kanë luftuar për të mbrojtur proceset dhe s'duan ta ndërtojnë karrierën si Belinderat me lëpirje”, shkruan Ibsen Elezi, që më herët ka qenë dhe kryetar i Partisë Demokratike në Kukës.

Belind Këlliçi cilësohet në PD si i caktuari i Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit, çka ngjalli zemërim dhe përçarje mes kandidatëve në garën e primareve.

Komenti në Facebook
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale