Sërish dedikim për Kiarën! Ja si titullohet kënga e re e Luiz Ejllit

Sërish dedikim për Kiarën! Ja si titullohet kënga e re e Luiz Ejllit

Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli, së fundmi është rikthyer me shumë bashkëpunime dhe projekte muzikore, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë baladat dhe këngët e dashurisë.

Në mesin e shumë angazhimeve dhe projekteve, jo vetëm muzikore Luiz Ejlli po punon për të sjellë një këngë të re për të gjithë fansat e tij.

E veçanta e kësaj kënge është se i kushtohet, partneres së tij.

“Kiara”, kështu do të jetë titulli i këngës më të re të Luiz Ejllit, këtë e ka zbuluar regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.

 “Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori në Facebook.

Me sa duket dedikimet e Luizit për bashkëshorten e tij Kiara nuk paskan fund. Kujtojmë se Luizi ka bërë në të kaluarën disa këngë të tjera dedikuar dashurisë që ka për Kiarën, siç është kënga që realizoi brenda shtëpisë së Bog Brother Vip, “Me ty”.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alma: 22/07/2023 10:58

    luiz ejlli djali shkodran je dashni je flori.

    Përgjigju
  • Den: 21/07/2023 14:10

    placin nerezit e inacor luizi drite dielli.

    Përgjigju
  • Numerusi: 21/07/2023 12:46

    O mret!! marrsh nga ditet e ketyre qe te duan, merrjau te gjithve vitet keshtu shpeton shqiperia

    Përgjigju
  • shqip: 21/07/2023 11:31

    yll qe per shume vite do te mbajmme ne zemer i pa perseritshem o bos drite dhe vetem drite je na ke dhuruar shume buzeqeshje shume momente te bukura faleminderit LUIZ.

    Përgjigju
  • anna: 21/07/2023 11:13

    super je o mret zoti te rujt.

    Përgjigju
  • bos: 21/07/2023 09:02

    suksese o yll qe vetem ndricon suksese bos per njeriun e mrekullushem qe je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

 Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat