Belle Air, Braçe: Plasi si flluskë
sapuni,Balla:Sudja e radhës e Saliut

Belle Air, Braçe: Plasi si flluskë<br />sapuni,Balla:Sudja e radhës e Saliut
TIRANË - Deputetët socialistë, Erjon Braçe dhe Taulant Balla, kanë reaguar në lidhje me pezullimin e fluturimeve të kompanisë ajrore "Belle Air". “Monopoli Belle Air plasi si flluskë sapuni. Sapo ka lajmëruar thuajse falimentimin!”, shkruan Braçe.

Ndërprerjen e fluturimeve nga “Belle Air”, deputeti socialist Taulant Balla e ka quajtur “Sudja e radhës e Saliut”. Balla është ndalur tek situata e krijuar në aeroport, pasi qytetarët që kishin blerë biletat prisnin të fluturonin drejt destinacioneve të tyre.

Sipas Braçes, “borxhe pa hesap në të gjithë Evropën, borxhe ndaj zyres së Tatim Taksave në Tiranë, borxhe ndaj aeroportit, borxhe ndaj kredituesve private. Gënjen kur thotë se është vënë në vështirësi prej "bllokimit të llogarive".

Sipas deputeti socialist, “kjo është tipike e "larjes së duarve", huazuar nga filozofia e një politikani të njohur, Lulëzim Basha quhet”. “Përkundrazi, qeveria ka dy javë që mundohet të krijojë çdo mundësi shpeëimi për të, thjesht dhe vetëm nisur nga interesi i qytetarëve”, shkruan deputeti Braçe.

“Pronari dhe zyrtarët e kësaj kompanie duhen vënë nën hetim, pse jo, duhen arrestuar!!”, përfundon mesazhin e tij në Facebook, deputeti Erjon Braçe.

BALLA: SUDJA E RADHES E SALIUT, BELLE AIR, NDERPRET FLUTURIMET
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar ndaj situatës së krijuar në aeroporte, pas shpalljes së anulimit të fluturimeve nga kompania “Belle Air”.
Balla shprehu shqetësimin për qytetarët të cilët kishin blerë biletat, dhe prisnin për orë të tëra të fluturonin drejt destinacioneve të tyre.
“Sudja e radhes e Saliut: Belleair nderpret fluturimet. Lajmi qe Belleair nderpret fluturimet nuk ishte i papritur, pas lajmeve te shumta per borxhet pafund qe kjo kompani i kishte shtetit (tatimeve), Aeroportit dhe kompanive te shumta private qe punonin me te. Por ajo qe me shqeteson shume sot eshte vuajtja e shume shqiptareve te cilet pa asnje njoftim paraprak u lane neper aeroporte. Gra shtatzena, femije disa muajsh, nena te semura dhe ne moshe te thyer u harruan neper aeroporte italiane dhe jo vetem”, thotë Balla.
 
Sipas deputetit Socialist, kompania nuk bëri një njoftim paraprak, ndërkohë që biletat janë shitur edhe para disa muajsh për këto fluturime.
“Kompania nuk beri asnje njoftim paraprak, nderkohe qe u ka marre parate udhetareve edhe per disa muaj prej sot. U ka marre parate emigranteve qe duan te kthehen per festat e fundvitit, por edhe shqiptareve qe te tjere te cilet duan te udhetojne jashte. Shteti duhet te nderhyje dhe te garantoje qe shqiptaret te mos humbin asnje qindarke nga kjo Sude e radhes. Zyra e Mbrojtjes se Konsumatorit, Avokati i Popullit, Ministria e Transporteve, ajo e Ekonomise dhe ajo e Financave duhet te mbrojne interesat e udhetareve. Duhet nje hetim i plote i llogarive te kesaj kompanie. Falimentimi fiktiv dhe hapja e nje kompanie te re do t'i mungonte shtetit disa miliona detyrime. Kjo ishte nje nga Sudet e Saliut, u ngrit dhe u ul bashke me te”, shprehet Balla.

Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit