Në vazhdimësinë e projekteve në fushën e sektorëve të transportit ajror e turizmit në Shqipëri, në sezonin veror 2013 Belle Air shton numrin e flotës së saj me një avion tjetër Airbus A 319. Ndërsa në vitin 2014, dy avionë të rinj të tipit Embraer E190, të sapodalë nga prodhimi, do të rinovojnë flotën, duke filluar zëvendësimin e avionëve më të hershëm me avionë të rinj, me performancë më të mirë dhe me impakt më të vogël në ndotjen e ambientit.
Për të përmbushur sa më mirë kërkesat në rritje të klientëve, Belle Air ka shtuar frekuencën e fluturimeve me dy herë në ditë për destinacionet Milano dhe Bari. Gjithashtu, Belle Air në mënyrë të vazhdueshme prezanton oferta promocionale drejt destinacioneve të ndryshme për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit.
Këto oferta mund të përfitohen nga të gjithë, duke u informuar dhe kontaktuar në të gjitha kanalet e komunikimit të kompanisë, si: www.belleair.eu, Call Center: 04 2 390390 dhe në pikat e shitjes Belle Air.
(Foto: Avioni i tipit Embraer E 190 së shpejti te Belle Air)
(Ne foto: Harta e destinacioneve të linjës Belle Air)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)