TIRANË - Pajtim Bello, një nga sekretarët  organizativë në Partisë Socialiste, ish zv/ministër i Ekonomisë në qeveritë socialiste, ka qenë i ftuari i ditës në “A1 Report”, për të dhënë disa shpjegime se si është gjendja e borxhit publik dhe si do të vijojë situata ekonomike e vendit me qeverinë e re të të majtëve.

BORXHET PUBLIKE NË NIVEL KATASTROFIK, 85%
Sipas Bellos, borxhet publike janë në nivel katastrofik; 85%. Por PS ka vullnet politik për të bërë shtet dhe ndaj administratës publike duhet vullnet politik. “Taksimi i ndershëm do krijojë burime të veçanta që ngelen në duart e tyre”, ka thënë Bello. Se sa realist është plani i uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve prej PS, Bello u përgjigj se plani është shumë realist, por është braktisur realisht më parë nga qeveria.

DO KËRKOJMË KREDI NGA FMN, JANË BËRË BISEDIMET
“Sa qeveria të formatohet dhe marrë miratimin në parlament, do drejtohemi për të marrë burime kreditimi nga institucione financiare edhe të karakterit politik, si FMN. Bisedimet janë bërë, FMN do rivijë në Shqipëri, do marrim kreditime. Ka vende me ekonomi më të mira si Spanja, Greqia, Italia, që janë në kushte shumë më të mira se ne dhe kanë marrë kredi. Një pjesë do përdoren për shlyerjen e borxhit dhe një pjesë në sistemin”, ka thënë Bello. Nëse do vijmë te pjesa tjetër.

CEZ, VETËM ME ULJEN E VJEDHJEVE PËRMIRËSOHET SITUATA
Në lidhje me CEZ Shpërndarje, si një njohës i mirë i këtij institucioni, Bello shpjegoi se një pjesë e tij do investime, një pjesë nuk do investime. Dhe kur thuhet se duhet të zgjidhim këtë problem, nuk bëhet në mënyrë simbolike, por ka efektet e veta pozitive në të gjitha aspektet e sistemit. Nëse rriten të ardhurat në CEZ do shlyhet KESH. Nuk do të dalin më lekë nga buxheti për energjinë elektrike për importin', propozoi Bello.
 
Ai ka kujtuar se kur do privatizohej CEZ Shpërndarja, që në nisje ishte ideja për ta hequr atë qafe. "Aty ku ka humbje të mëdha nuk punon qeliza e shtetit. Vetëm me uljen e vjedhjeve të energjisë elektrike, nëse do mbahet qëndrim strikt, do përmirësohet situata”, theksoi Bello. Ai ka pranuar se kupton atë që nuk mund të paguajë 100% të energjisë, por nuk e kupton atë që vjedh 200% e energjisë.
 
Bello ka renditur se nga Tirana në Han të Hotit ka vila 1-2-3 kate si tragete, por me energji të pafaturuara. “Si një shtet mos marrë nismën e vet për këtë pasuri të madhe kombëtare, që nuk prek fare interesat e atij që nuk ia jap?!”. Për konkretizimin e kësaj, Bello ka theksuar se duhet interesimi i administratës, që nga komuna, policia etj.

“Në të njëjtën mënyrë e kemi bërë në 1997 kur morëm pushtetin  e djegur nga Sali Berisha dhe ngritëm grupe ndërinstitucionale dhe kaluam nga humbjet tek 82% të arkëtimeve. Sollëm ndryshim të gjendjes, por jo zgjidhje", kujtoi Bello. 

Në fazën e parë heqim vjedhjen e enegjisë së panevojshme pastaj kalojmë tek kapërcimi i situatës. Duhen investime, por edhe heqja e humbjeve. BB mund të japë kreditime, kur sheh se ti po bën diçka. Nuk jep BB dhe FMN kur sheh se thesi yt është i çpuar. Berisha donte 150 milionë euro të blinte energji, që i hidhte në një xhep të çpuar, se nuk mblidhte lekët', theksoi eksperti i ekonomisë, Pajtim Bello.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)