Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)

Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)

Këlliçi me Trump dhe foto e një eventi të Trump ku thuhet se një foto kushton 25 mijë $

Kandidati humbës i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i papunë që prej 14 majit 2023, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se me çfarë parash i financon Këlliçi këto udhëtime, apo edhe pushimet luksoze me jaht, mbetet mister, por besniku i Sali Berishës paska zhvilluar një ‘takim’ me kandidatin për president të SHBA, Donald Trump.

Ka qenë vetë Këlliçi që ka ndarë një foto me Trumpin, ku duket se janë takuar kalimthi. Ironia në gjithë këtë histori është që Këlliçi, i papunë, thotë se takimi ka kushtuar zero lekë.

"Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto???  ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje", shkruan Këlliçi. 

Por, në fakt një foto, sipas aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari kushton të paktën 25 mijë dollarë. Madje, Kokalari ka publikuar edhe foton e ftesës së një një eventi të Trump në Fayetteville NC, ku thuhet qartë se një foto me kandidatin presidencial kushton 25 mijë dollarë. Kokalari shkruan se gjithmonë dikush paguan super shtrenjtë për ato foto. 

“Këlliçi i ka bërë prit Trumpit përpara se të dalë ne mitingun e radhës dhe ka bërë shpejt e shpejt disa foto, dhe i ka postuar pa mbaruar eventi. Pastaj e përshkruan takimin sikur Trump e njeh dhe jo vetëm folën për interesin e Shqipërisë, po madje dhe për Sali Berishën dhe disi Trump paska dënuar rëndë arrestimin shtëpiak të Berishës nga SPAK.

Të dashur motra dhe vëllezër, që çdo gjë që fluturon, mendoni se hahet. Vazhdoj të marr të gjitha eventet e fushatës së Trump se kam qenë aq afër dhe mund të jem prapë aq afër nëse do të ma donte qejfi të angazhohesha...dhe si e tillë po ju them që: Dikush gjithnjë paguan për këto foto. GJITHNJË. Vetëm nëse je pjesë e fushatës të bie radha të bësh foto pa para. Përpara çdo mitingu, bëhet një seancë me foto ku njerëzit paguajnë (po bashkëngjis një event që bëhet nesër ne NC), ku VIP + foto janë $25,000.

Me poshtë keni dhe listën e eventeve jo vetëm te Trump, por gjithashtu JD Vance dhe RFK Jr, Vivek, Lara Trump, Don Jr. etj etj Këto janë evente private qe nuk publikohen. Vetëm individ te caktuar nga fushata i marrin. Vetëm mitingjet janë të hapura për publikun. Kur Kërriçit i bashkëngjitet dhe strategu i Hasit duke bërtitur -'PA PARA, PA PARA'...po ju them, që dikush ka paguar...

Dikush tjetër ka paguar $25,000 që ky ka bere një foto ose dikush nga fushata e ka futur, psh Ric Grenell, i cili po i bën një nder Berishës që ka mbyllur gojën për aferën e ishullit te Sazanit qe po i jepet pikërisht Grenell dhe bosit te vet, por mbi te gjitha vajzës se Trump. Në këtë rast, sërish dikush ka paguar...ka paguar opozita vet, dhe ka paguar shume shtrenjte, se jo vetem po i dhuron $400 million ishulli privat nga pronat e popullit Jared Kushner e Richard Grenell, por po i dhurojnë 4 vjet te tjera Edi Rames... Pra opozita po paguan dhe po paguan SUPER SHTRENJTË

Po ju të shkrete ngrini dy gishtat lart dhe falënderoni zotin që kalimthi Kërriçi takon Trump, bën një foto në korridoret e shkollës ku u mbajt një miting...se do t'ju nxjerrë në dritë. Meqë ra fjala, Lul Basha kishte pak më klas kur beri foton me Trump, sepse ishte gati 2 orë event privat, më shumë pak njerëz dhe më shumë shanse për të komunikuar me të.

Nejse, për ta mbyllur dhe meqë gazetat, sidomos gazeta e vet Berishës, Syri - po shkruajnë se Këlliçi foli me Trump për arrestimin e Berishës, po ju them dhe diçka tjetër: ashtu siç i dërgova detajet e duhur Mike Pence kur erdhi ne Shqipëri dhe maxhoranca donin ta shfrytëzonin për foto, (ai refuzoi), dhe ashtu siç ja bëra të qartë Mike Pompeos që u përdor nga Alibeaj e te tjerë me një foto për të treguar mbështetjen ndaj tyre dhe kundër Berishës, që e bëri Mike Pompeo të bëjë një deklarate, ashtu i dërgova fjalët e duhura rrethit të Trump duke i shpjeguar kush është Berisha, pse është në arrest shtëpie dhe pse është nën sanksione në Amerike dhe UK. Me ketë rast tashti dinë se dhe kush është ai bukuroshi hipokrit qe bën sikur takoi Trump në një takim zyrtar...dhe i duket vetja dhe si Luli vocerr. Ne fakt ja u kam thënë që është Luli #2!!

Gjithë të mirat o të mjerë. Lidhjet e mia me Republikanët Amerikanë janë aq të forta sa s'ka betejë që mund të kem me disa individë që me heq mundësinë e komunikimit me njerëzit e duhur, dhe kur vjen puna te Shqipëria, te gjithë do të mësojnë të vërtetat për ju politikanë te dashur, fut këtu dhe aferat tuaja të korrupsionit dhe të gjithë pisllëqet që vazhdoni të bëni në kurriz të atij populli”, shkruan Kokalari.

Që kur humbi zgjedhjet e 14 majit ne 60 mijë vota diferencë ndaj Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi ka një vit i papunë. Tashmë nuk është as deputet, çka do të thotë se zyrtarisht ai është i papunë dhe si i tillë nuk ka të ardhura.

Por pavarësisht kësaj, Këlliçi nuk i ka ndalur shpenzimet mijëra euro, si mbjellja e flokëve, pushimet luksoze me jaht e së fundmi vizita në SHBA e foto me Trump, që nuk dihet se nga e kanë burimin këto para dhe kush e financon Belon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 04/10/2024 12:10

    Ahaha. Paguan gruaja per te papunin, prandaj thote falas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen