Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar. Tre makina, një Volkswagen, Audi dhe një automjet tjetër janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit  në vendin e quajtur 'Ura e Gjolës'.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i Lazer Firza 65-vjeç, i cili ka shkuar në spital pa shenja jeta. 

"Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Lazer Firza, 65 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital, informoi sot policia.

Burime për Report Tv thonë se shkak i aksidentit dyshohet të jenë bërë punimet që po kryhen nga firma ‘Gener 2’ për rikonstruksionin e kësaj rruge. Konkretisht vendi ku ndodhi aksidenti, një pjesë e një korsie është duke u asfaltuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari Jo Dixhital: 04/10/2024 10:14

    Ne ate vend shenjat paralajmeruese jan amatoreske sikur ato tparkingut, pa nje sinjalistike tpakten 200 metra me led, asgje prej gjeje. Dhe ja pasojat sepse shoferet vijn me shpejtsi ne ate pjese se nuk e dijn. Albanistan fundja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025