Nga një ferr braktisjeje, në Belsh ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm. Kryeministri Edi Rama tha sot se “Belshi është kthyer në një destinacion turistik ku hapen vijimësisht bujtina e shërbime të reja për turistët”.
“Mirëmëngjes dhe me Belshin e kthyer nga një ferr braktisjeje, plehrash e ferrash, në një destinacion turistik ku hapen në vijimësi bujtina e shërbime të reja për turistët dhe përveç punës tradicionale në bujqësi, ku prodhimi rritet çdo vit, ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Rilindja urbane në Belsh ka ndryshuar tërësisht qendrën e qytetit, duke përfshirë këtu rikonstruksionin e sheshit qendror të qytetit, hapësira të gjelbra, ndriçimin, sistemimin e bregut të liqenit në zonën e qendrës, krijimin e një amfiteatri në trajtën e forumit qytetar, shatërvanë, rikonstruksionin e fasadave përreth sheshit të qendrës, ndërtimin e një moli turistik si dhe skulptura arkitektonike në shesh. I njohur si qyteti i 85 liqeneve karstike, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.
Mbillni ca pemë mesdhetare aty rrotull
PërgjigjuNe keto zona te ngrihet nje fare industrie, punesimi dhe gjithekush do te linte qendrat e medha dhe te jetonte ne kete ajer te paster. Ketu ka mundesi fantastike per ti mbajtur banoret te lidhur pas vendit te tyre.
Përgjigju