TIRANE-Karriera politike e Armando Prengës zgjati vetëm 8 vjet, por rezultoi me ngjarje që i ‘hëngrën kokën’ si deputet.
Armando Prenga, i lindur në Laç më 26 qershor 1974 është zgjedhur deputet për Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ai është diplomuar për drejtësi dhe ka ushtruar profesionin e juristit në një aktivitet privat. Armando Prenga ishte dhe anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Por deputeti laçian u përfol jo pak në politikë, jo vetëm për dekriminalizimin sesa për disa ngjarje, vulën në të cilat e vuri me grushte, rripin e pantallonave apo me armë.
Si u bë Prenga ‘i forti’ i Parlamentit dhe si iu rrëzua imazhi si politikan?
Pak kohë pasi socialistët u rikthyen në Parlamentin e zgjedhur në 2009, ndërsa deputeti “luftarak” Edi Paloka, po përplasej si zakonisht verbalisht me kolegët e opozitës së asaj kohe, Armando Prenga, u ngrit nga vendi iu afrua kolegut të qarkut Lezhë dhe e qëlloi me një grusht të thatë poshtë mjekrës. Kjo ishte vula e parë politike e deputetit socialist të Laçit, i cili është dhe anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Bëma tjetër shënon më 24 maj, 2014 në Komisionin e Ligjeve ku Socialisti Qefalia i ka kërkuar Strazimirit të mos i përmend më emrin, por ai i është përgjigjur me shuplakë ndërsa Qefalia ia ka kthyer me grusht. Pas kësaj kolegu i majt i Qefalisë, Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, të cilin mësohet se e ka shtrirë në tokë.
Por një vit më pas, në vitin 2015, Prenga përplaset me fisin Cala për Lagunën e Patokut. Pasi rezultoi se Prenga kishte qëlluar me armë, deputeti u arrestua dhe iu hoq dhe imuniteti nga Parlamenti pasi cështja kaloi në hetim.
Pas burgut, Prenga u përfshi në ligjin për Dekriminalizimin, ku nga hetimet dhe mbledhja e të dhënave rezultoi se gjatë qëndrimit në Itali, kishte përdorur 7 emra të ndryshëm.
Ditët e fundit, KQZ ishte duke diskutuar për heqjen e mandatit të Prengës, mundim që shkoi dëm, pasi deputeti e dha vetë dorëheqjen, duke lënë vendin vakant për një emër tjetër, që në këtë rast sipas radhës, i kalon LSI.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com