Ben Andoni: Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit

Ben Andoni: Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit

Presidenti i Serbisë, Vuçiç

Shumë autoritete të huaja dhe shqiptare iu shmangën propozimit të dikurshëm të shkëmbimit të territoreve. Në argumentin e politikanëve të Ballkanit dhe shumë autoriteteve, ky akt mund të kishte efektin domino për hapësira të tjera. Një varg jo i pakët njerëzish iu turrën Thaçit dhe atyre pak që e mbështetën publikisht. Erdhi koha e shprehjes së shumë individëve kundër zyrtarëve, që aludoheshin për të. Kryeministri Rama nuk mbeti pa anatemë. “Shërbëtor i Vuçiqit” ishte përcaktimi më i paktë për njeriun më të plotfuqishëm shqiptar. Pas në histori, ishin intelektualët serbë të parët, që duke parashikuar të ardhmen e errët të politikave të tyre do të shkonin në propozimin e realiteteve aspak të kënaqshme. Individë dhe qarqe, duke përdorur autoritetin e Akademisë së tyre të Shkencave, Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë etj., propozonin ndarjen e Kosovës. Përplasja me këtë koncept në Serbi s’do ishte e lehtë. Veçse, koha u dha deridiku të drejtë, pasi largimi i forcave ushtarake dhe detyrimet e Serbisë nga marrëveshja e Kumanovës e nxori sërish nga sirtarët e pluhurosur.

Pesë vjet më vonë, tollovia e vitit 2004 në Kosovë ishte një përpjekje e qarqeve të ndryshme Kosovë-Serbi për të treguar se duhej kërkuar një realitet ndryshe. Pse jo edhe ndarja. Edhe pse në ato ditë të errëta u vranë më shumë shqiptarë, Serbia e përdori në stilin e zakonshëm se popullata serbe gjendej në një rrezik potencial mbijetese. Se çfarë rrodhi më vonë dihej: Perëndimi e harroi “pakëz” gjenocidin mbi Kosovën dhe filloi të punonte ‘për të drejtat e komunitetit serb, tashmë të rrezikuar’.

Edhe pse një pjesë e njerëzve sot e anatemojnë planin që duket i përshtatshëm për serbët, koha po na tregon se ky plan është një zgjidhje e konsiderueshme. Nga shumë më tepër burime besohet se viti 2023 do të ndaj shumë gjëra për debatin Kosovë-Serbi. Kështu, njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe Hulumtuesi në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less pohon se: “Një skenar përfshin një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës në të cilën e para njeh të dytën – fillimisht praktikisht dhe më vonë formalisht – në këmbim të autonomisë për veriun e Kosovës. Diplomatët amerikanë dhe evropianë janë fuqimisht në favor të kësaj”, u shpreh në një intervistë për Eureneës.rs. Dhe, sërish nga i njëjti autor, Qeveria në Beograd mund të konkludojë se një marrëveshje e tillë është më e mira për Serbinë: “ngjashëm Qeveria në Prishtinë mund të konkludojë se dhënia e autonomisë serbëve është një çmim që ia vlen të paguhet për t’i mundësuar asaj të nis ofertën e saj për anëtarësim në BE”. A preket Kosova? Duket se preket bajagi shumë. E para largohet një pjesë, që për hir të së vërtetës, ajo nuk ka ndonjë autoritet, por ndërkohë, Presheva mbetet në territorin serb.

Dhe, më shumë akoma: nëse kjo ndodh me Veriun dhe nga ana tjetër pjesës tjetër të komunave i mundësohet Asosiacioni, që palës shqiptare po i bëhet aq presion sot nga SHBA-ja deri në Bruksel, atëherë Kosova duket se e humbet edhe Preshevën e Bujanovcin.

“Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha edhe Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit në intervistën e tij të fundit për Radio Evropa e Lirë. Chollet që i vizitoi vetë Prishtinën e Beogradin pas ditë më parë, pohoi se nga takimet që ka pasur në dy kryeqytetet “mendojmë se këto kompromise janë të mundshme”. Edhe këtu e kemi një ngërç, kur mendon se Beogradi e ka marrë seriozisht dhe po flet për privacione dhe vendime të vështira përpara vetes, në Prishtinë duket se e kanë marrë më shtruar.

Këtu të vinë ndërmend fjalët e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pak vite më parë kur shkroi se: vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet. Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB”, ka shkruar ai.

A do përfitojmë ne shqiptarët nga kjo situatë apo do humbim?! Duket se ndërsa serbët e Beogradit po ecin me ritëm të lartë për t’u ballafaquar me realitetin, pala shqiptare vazhdon me miq-armiqtë. Jemi para të panjohurës së pakëndshme apo një realiteti të pashmangshëm. Serbët kalkulojnë, ne po i falemi besimit…  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albi: 25/01/2023 16:43

    nuk e di, ky shkrim me duket shume "wishful thinking". Nuk e shoh real asnje skenar qe perfshin Presheven, Bujanovcin e Medvegjen ne asnje lloj marreveshje. Nuk shoh asnje shteg qe mund te arrije ne terheqjen e autoriteteve serbe nga ato komuna dhe te jete i pranueshem per Serbine. Edhe sikur t'u jepet asociacioni e cfaredolloj garancie. Edhe ne tavolinat politike ne Evrope nuk eshte rrahur asnjehere seriozisht si teme, dhe nuk shoh se si politikanet evropiane do investohen ne kete drejtim, kur po harxhojne energji pafund per marreveshjen ne kufijte aktuale (pavaresisht se edhe keta duhen percaktuar). Prandaj ky lloj shkrimi nuk me duket aktual, me gjithe respektin per Ben Andonin. Une besoj qe ne shqiptaret akoma nuk po duam ta degjojme me vemendje frazen : "Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis!!" Mqse zgjidhjen e presim nga perendimi, duhet te perpiqemi ta shikojme situaten edhe nga kendveshtrimi i tyre. Per ta shumica e argumenteve qe jepen per te mos arritur kompromis, jane muhabete e lagu - s'e lagu tipike ballkanase me te cilat kane 100 vjet qe cajne derrasa. Une mendoj qe per cdo kompromis e leshim qe kerkohet ne shtrojme pyetjen e gabuar : "a eshte i drejte ky leshim?" Ne fakt pyetja e duhur eshte "a perben kercenim ky leshim?" Mqse nuk kemi qene ndonjehere te zotet ta zgjedhim vete fatin tone, eshte e papershtatshme qe te bejme si primadonna e te kerkojme vetem interesin tone. Pikesepari do zgjidhet interesi i pales qe i kemi kerkuar zgjidhje (pra Perendimit), e pastaj na vjen radha ne paleve ne konflikt. Dhe interesi i Perendimit eshte mbyllje e mosmarreveshjeve, fillim i marrjes vesh, qetesim dhe stabilizim e me pas prosperitet. Politikanet gjermane-franceze-angleze-italiane etj, kur degjojne ankesat tona se sa shume kemi vrare e djegur njeri-tjetrin, dhe i krahasojne me lumin e gjakut qe ka kaluar mes tyre derisa kane gjetur marreveshje, gajasen me te madhe e na tallin si njerez qe kemi ngelur ne shekullin XIV.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari