Benedikti XVI përcillet për në banesën e fundit, ceremonia u drejtua nga Papa Françesku: Mirënjohjës për përkushtimin dhe urtësinë e tij

VATIKAN- Në Vatikan, përmes një ceremonie kishtare, është varrosur Papa Benedikti XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për varrimin Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku.

Prej 3 ditësh janë mbajtur homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, dyert e së cilës u mbyllën mbrëmjen e së mërkurës.  Benedikti kishte kërkuar që funerali të ishte sa më i thjeshtë. Pavarësisht kësaj, disa aspekte do të jenë të ngjashme me atë të një pape në fuqi, duke përfshirë një varrim me tre arkivole. Papa Françesku kremton funeralin, ku morën pjesë 50.000 njerëz.

“Ta besojmë vëllanë tonë në duart e Atit: këto duar të mëshirës e gjejnë llambën e tij të ndezur me vajin e Ungjillit, të cilin ai e derdhi dhe e dëshmoi gjatë jetës së tij.  Duke u mbështetur në fjalët e fundit të Zotit dhe si dëshmitarë të gjithë jetës së tij, edhe ne, si komunitet kishtar, duam të ndjekim hapat e tij dhe t’ia dorëzojmë shpirtin e vëllait tonë në duart e Atit", tha Papa Françesku.

Ai përfundoi duke thënë: “Ne të gjithë së bashku duam të themi, At në duart tuaja ta dorëzojmë shpirtin e tij. Benedikt, mik besnik i Krishtit, qoftë i plotë gëzimi yt teksa ti dëgjon zërin e tij, tani dhe përgjithmonë”.

Pas ceremonisë në sheshin e Shën Pjetrit, ka nisur shërbesa private në bazilikën e Vatikanit. Varrimi solemn u mbyll me momentin liturgjik të 'lamtumirës', përmes së cilës Papa emeritus i besohet Zotit. Trupi i Ratzinger u varros në shpellat e Vatikanit. Një moment lutjeje dhe emocioni: përpara se arkivoli i Benediktit XVI të dilte nga oborri i kishës së Shën Pjetrit, Françesku u ngrit në këmbë dhe vendosi dorën mbi arkivol. Pak çaste, por i gjithë procesioni u ndal për lamtumirën e fundit të Bergoglios me Joseph Ratzinger.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania ishin ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit u ftuan edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore. Po ashtu, në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Benediktit u dërgua nga bazilika dhe u vendos para altarit, ndërsa besimtarët do të thanë lutje kishtare. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Pas meshës, arkivoli prej qiparisi i Benediktit u vendos brenda një arkivoli prej zinku, më pas në një arkivol të punuar me dru lisi dhe do të varroset në varrezat që gjenden nën bazilikë, ku dikur gjendej edhe varri i Papa Gjon Palit II. Më pas, arkivoli i Benediktit do të zhvendoset në katin e sipërm, në bazilikën kryesore.

Në tre ditë, pothuajse 200,000 njerëz  bënë homazhe për papën emeritus, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare dhe trupi i të cilit u la i ekspozuar për 72 orë brenda Bazilikës, simbol i krishterimit.

Ai ndërroi jetë natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare , pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Papa Benedikti XVI  drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen pas 6 shekujsh që nga Gregori XII në vitin 1415. Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan'.

Pas 'rëndimit të papritur për shkak të moshës' në natën mes të martës dhe të mërkurës, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve "një lutje të veçantë për Papa Benediktin", i cili mbante titullin “Emeritus” pas dorëheqjes. Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe. Vetëm Italia dhe Gjermania ishin ftuar që të dërgojnë delegacione zyrtare dhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ai italian, Sergio Mattarella, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Përveç tyre, në ceremoninë e varrimit u ftuan edhe krerët e disa qeverive, katër kryeministra dhe dy delegacione të familjeve mbretërore. Po ashtu, në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me përfaqësuesin e Kosovës për Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari.

Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Benediktit u dërgua nga bazilika dhe u vendos para altarit, ndërsa besimtarët do të thanë lutje kishtare. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për Papa Benediktin: Vlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet në kujtesën tonë

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur sot ngushëllimet për Papa Benediktin XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Begaj ka qenë i pranishëm në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë, ndërsa shkruan se vlerësimi i Papa Benediktit XVI për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet në kujtesën tonë.

“Një filozof dhe teolog i madh, një Papë i dedikuar ndaj besimtarëve të Tij; Papa Emeritus Benedikti i XVI ishte një figurë e rëndësishme jo vetëm për katolicizmin, por për mbarë njerëzimin. bVlerësimi i tij për harmoninë fetare në Shqipëri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. I shoqëruar nga Nunci Apostolik, imzot Luigi Bonazzi, shpreha sot ngushëllimet e mia më të sinqerta në Librin e hapur posaçërisht në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. U prehtë në paqen e përjetshme”, shkruan Begaj.

Ora 10:29
Funerali i Benediktit XVI, predikimi i Papa Françeskut: Qoftë i përsosur gëzimi juaj në dëgjimin e zërit të Zotit

“Edhe ne, të lidhur fort me fjalët e fundit të Zotit dhe me dëshmitarin që shënoi jetën e tij, duam, si komunitet kishtar, të ndjekim gjurmët e tij dhe t'ia besojmë vëllanë në duart e Atit”. Kështu Papa Françesku në predikimin e meshës funerale për Papa emeritus Benedikti XVI.

 “Jemi këtu me aromën e mirënjohjes dhe me vajin e shpresës për t'i treguar atij edhe një herë dashurinë që nuk humbet; duam ta bëjmë me të njëjtën vajosje, urtësi, delikatesë dhe përkushtim që ka mundur të dhurojë ndër vite. Është populli besnik i Zotit që, i mbledhur së bashku, shoqëron dhe ua beson jetën atyre që kanë qenë bariu i tyre", tha ai.

Ora 10:01
Fillon ceremonia për Benediktin e XVI, drejtuesit e shtetit italian Meloni-Mattarella në rreshtin e parë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ulet në rreshtin e parë pranë kreut të shtetit Sergio Mattarella dhe çiftit mbretëror të Belgjikës, Filip dhe Matildë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve