Benfica, Sevilla dhe Juventus kalojnë në gjysmëfinalet e Evropa Leagues këtë edicion. Benfica përpos fitores së parë në Holandë ka fituar edhe ndeshjen e dytë me lehtësi në shtëpi me rezultatin 2-0 me dy golat e Rodrigos përballë Alkmar-it.

Edhe Juventusi ka siguruar kualifikimin duke mposhtur Lionin me rezultatin 2-1. Golat për ekipin e Contes janë shënuar nga Pirlo me goditje dënimi dhe Markizio.

Sevilla bëri të pavlefshme ndeshjen e parë të Portos me rezultatin minimal 1-0, pasi përmbysi gjithçka në Spanjë me rezultatin e thellë 4-1 duke surprizuar portugezët,që largohen me kokën poshtë këtë edicion.

Ndërsa Valencia - Basel përfundoi me rezultatin 3-0, 90 min lojë. Ndeshja vazhdoi në kohën shtesë ku skuadra e Valencias arriti të shënojë 2 herë në portën e Bazelit. Ndeshja u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në favor të Valencias.

d.b/shqiptarja.com