Bëni more ç’të doni me Presidentin e ardhshëm, vetëm mos na e shisni sikur kjo është një ngjarje politike, që ka vërtetë rëndësi.
Sepse edhe sikur ta zbrisni nga qielli, apo edhe sikur të kapni të parin, që iu del përpara në rrugë, nuk është se ndryshon shumë si rezultat praktik për Shqipërinë.
Madje edhe po ta lini pa president fare e njëjta gjë do të jetë, sepse siç u mësuam 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, do bëjmë si do bëjmë edhe pa rrogëtarin më të paguar të shtetit, i cili punon në Presidencë.
Është gjithashtu e kotë të krahasosh ata që e kanë kryer detyrën e kreut të shtetit në këto 32 vjet, gjithmonë duke u përpjekur të gjesh më të keqin.
Sepse kjo nuk është thjesht çështje e cilësive dhe e dhuntive personale të ish krerëve të shtetit, pavarësisht se shumë prej tyre kanë qenë shumë kreativë për katandisjen e institucionit dhe raporteve të tij me të tërën.
Por është më shumë “meritë” e sistemit të kalbur kryetarokratik, ku asgjë tjetër nuk ka vlerë, përveç pushtetit të atij që bëhet kryeministër, me pjesën e luanit, dhe të atij tjetrit në opozitë, që pret radhën, duke u kënaqur ose jo me hisen e çakallit.
Sondazhi i ditës:
A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?
-
PO
16.2%
-
JO
77%
-
NUK KAM MENDIM
6.8%
Vota total: 868
Lajme të tjera
-
Ikja e Metës, presidenti i ri do të njihet me sekretet e shtetit dhe NATO-s pa u verifikuar për sigurinë! Ja kush do ta humbasë certifikatën e sigurisë, nga tradhtarët tek alkoolistët
27 Maj, 15:36
-
Presidenti, qytetar me identitet të spikatur kombëtar dhe europian
18 Maj, 21:19
-
Patozi: Mos qani pas 5 vjetësh për 17 Majin
17 Maj, 20:39
-
Mero Baze: Edi Ramës i duheni të gjithë!
9 Maj, 19:53
-
Modeli i politikanit dhe politikani model!
2 Maj, 16:25
-
Berisha e ftoi të rikthehej në PD, reagon Patozi: Jeni katandisur si mos më keq! Ftesa verbale pas mesnate, njësoj si njoftimi për largimin 5 vite më parë
28 Prill, 09:40
-
Kriteri i ri për president: duhet të jetë i dekoruar nga Meta
23 Prill, 15:29
-
Çfarë na duhet si president?
21 Prill, 11:37
-
Nesër nis procesi i zgjedhjes së presidentit, PS: Do e drejtojmë me transparencë dhe standard
18 Prill, 11:18
-
Kreshnik Spahiu: Një garë tragji-komike për President Republike!
16 Prill, 19:29
-
Rama: Jam kundër zgjedhjes së presidentit nga populli! Nëse do të ndodhte duhet t’i jepnin më shumë pushtet dhe do të kërkonte ndryshime kushtetuese
7 Prill, 12:18
-
Negociata për presidentin, Muça në ‘Repolitix’: Berisha s’po ulet dot me demokratët e jo me Ramën! Karaj: Kryeministri ka luksin të zgjedh me kë do të bisedojë nga PD
6 Prill, 22:50
Kete e kuptove dasmen e pare apo te dyten. Presidentet e Shqiperise jane si puna e shefit te shtabit, nga zorrazhin ushtrie ne aksham gdhihen gjenerale ne saba. Edhe kjo puna presidentit. Apo tani qe nuk ka asnje kompetence me kushtetuten me te fundi te dashnoreve Rama dhe Basha. App ke qef ti shtojme ndonje emer te behet treshe. Meqe e paske gjet se ujku qenka Kryeministri ne detyre mire do qe ta kritikosh perdite dhe jo tu mbash uren se ca bejne cakejte.
Përgjigju