Çelsi është futur në merkato për të afruar në “Stamford Brigde” sulmuesin spanjoll David Villa, i cili nuk po kalon jë moment aspak të mirë me ekipin e Barcelonës, pas rikthimit nga dëmtimi që e la edhe jashtë Europianit.

Duke parë situatën e vështirë që po kalon me blaugranët, tekniku Rafa Benitez kërkon që ta afrojë te blutë.

Abramovic është gati që të shpenzojë deri në 15 milionë euro për sulmuesin për të formuar dyshen Torres-Villa.

Por kalimi vështirësohet, pasi në garë janë futur edhe Arsenali dhe Liverpuli.

Megjithatë prania e Torres dhe dëshira e Benitez dominojnë duke e bërë pothuajse të mundur kalimin.

(d.b/shqiptarja.com)