'Benjamini' i klubit londinez në 'Premier League', dëmtohet duke veshur këpucët

'Benjamini' i klubit londinez në 'Premier League', dëmtohet duke veshur këpucët

Foto ilustruese

Dy muaj më parë Claudio Ranieri, trajneri i mrekullisë ‘Licester’, vendosi të kthehej në “Premier League” për të marrë drejtimin e Fulham, klubit londinez që ishte në vendin e fundit. Në kaq kohë rezultatet nuk kanë qenë aspak ato që priteshin, pasi Fulham vijon të qëndrojë në një zonë shumë të rrezikshme.

Si të mos mjaftonte kjo ekipi ka humbur edhe një lojtar të rëndësoshëm për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për Alfie Mawson, futbollistin të blerë gjatë merkatos së verës për 22 mln euro. Sipas BBC ky futbollist është dëmtuar duke veshur këpucët e futbollit. Një fakt të tillë e pranoi edhe Ranieri para ndeshjes së rradhës.

"Ka qenë një dëmtim absurd. Thjesht ka ndërruar këpucët. Është një gjë e pabesueshme", ka thënë trajnerit. 

Problemi është se dëmtimi i Mawson po zgjat më shumë se ç’pritej. Ai u dëmtua në fundin e dhjetorit dhe ende nuk dihet se kur do të kthehet për t’u stërvitur. "Ka nevojë për më shumë kohë për të marrë veten. Sa? Nuk e di,"-përfundon Ranieri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë