ITALI – Një 21-vjeçare italiane është shfrytëzuar nga një 48-vjeçar shqiptar si prostitutë. Shqiptari, që jeton në Trevizo, gjente klientët dhe për këtë ai merrte gjysmën e pagesës. Për gjetjen e klientëve, 48-vjeçari përdorte internetin.
21-vjeçarja italiane me banim në Padova, ishte largua nga shtëpia pas një mosmarrëveshje me familjarët. Më pas pasi është gjendur në vështirësi financiare ka rënë në kontakt me shqiptarin i cili i kishte propozuar si zgjidhje prostitucionin në apartamentin ku jetonte.
Nga hetimet e policisë, rezulton se shqiptari i cili merrej me “marketingun e biznesit”, ndante 50 me 50% tarifën të paguanin klientët.
E gjitha kjo është zbuluar pasi 21-vjeçarja pas tre muajsh në një situatë të tillë, ka vendosur t’i japë fund dhe të bëj denoncim në polici duke treguar historinë e saj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)











