Lezhë- Një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin S.Gj ka dalë nga rruga në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të Zejmenit pasi është përplasur me një makinë tjetër tip Opel me drejtues shtetasin Z.D.
Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit, kanë mbetur të plagosur dy persona, të identifikuar si O.L. dhe Gj.L., të dy banues Lezhë.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Informacion paraprak
Më datë 10.09.2018, rreth orës 11:30, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në Markatomaj, janë përplasur mjeti tip Benz me drejtues shtetasin S.Gj. me mjetin Opel me drejtues shtetasin Z.D., ku pas përplasjes mjeti tip Benz ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë lënduar shtetasit O.L. banues Lezhë dhe shtetasi Gj.L. banues në Lezhë, që ndodheshin në mjetin tip Benz, të cilët janë derguar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në mjetin tip Opel nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vendngjarje po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.