BEOGRAD, 20 tetor /ATSH-TANJUG/ - Zëvendëskryeministri i parë serb, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç deklaroi sot se vendimi për të shtyrë vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Beograd ishte pozitiv dhe se Serbia kishte vullnetin politik për tejkalimin e problemeve.
"Besoj se ishte pozitiv fakti që vizita nuk u anulua... po ashtu siç është pozitiv fakti i përpjekjeve të përbashkëta që do të bëhen për përgatitjen e një klime pozitive për takime të tilla", deklaroi Daçiç për gazetarët pas takimit me nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Herve Ladsous.
"Serbia është padyshim e vendosur për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe për bisedime të hapura për të gjitha problemet dhe situatat problematike me qëllim parandalimin e tyre në të ardhmen", theksoi ai./ a.jor.
/Shqiptarja.com