Serbia është shtet neutral ushtarak dhe nuk ka bërë asnjë hap drejt anëtarësimit në NATO, deklaroi sot zëvendëskryeministri, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç.
"Serbia është ushtarakisht neutrale dhe nuk ka për qëllim të bëhet anëtare e NATO-s, megjithatë ekzistojnë interesa të përbashkëta për paqe në rajon në bashkëpunim me NATO-n", deklaroi Daçiç për televizionin serb TV Pink duke komentuar Planin individual për Partneritet mes Serbisë dhe NATO-s.
Sipas tij, ky plan paraqet nivelin më të lartë të bashkëpunimit me NATO-n të një shteti që nuk është anëtar i aleancës më të fuqishme ushtarake të botës./ atsh/
/Shqiptarja.com