Beograd, Mrkiç: Në platformën e re
prioritet serbët në Kosovë

Beograd, Mrkiç: Në platformën e re<br />prioritet serbët në Kosovë
BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç e cilëson hartimin e një platforme për bisedimet me Kosovën si një detyrë prioritare dhe që duhet të përfundojë sa më shpejt. I cituar nga mediat serbe Mrkiç thotë se në këtë platformë do të jemi sa më “pragmatikë, në mënyrë që të sigurojmë dhe të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë”.

“Nëse ne vetëm do të krijonin një platformë për Kosovën, ne duhet ta përfundojmë atë vërtet shumë shpejt, por fatkeqësisht nuk e kemi atë luks. Ne nuk mund të presim ndonjë mundësi të re dhe të bujshme. Ne do të jemi sa më pragmatikë të mundshëm, në mënyrë që të sigurojmë dhe të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë”, tha Mrkiç, citon Radio Serbe B92.

Ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç tha se platforma e re që po përgatitet nga autoritetet serbe në lidhje me Kosovën, është një përpjekje për të afirmuar qasjet e Beogradit në lidhje me këtë çështje dhe qëllimi është që drafti të ketë një pranim sa më të gjerë të mundshëm, duke shtuar se nuk pritet asgjë e re dhe sensacionale.
”Kjo platformë nuk është diçka në lidhje me qeverinë apo ndonjë çështje personale e dikujt. Ajo është për të grumbulluar një mbështetje të konsiderueshme”, tha Mrkiç.

“Nëse ne vetëm do të krijonin një platformë për Kosovën, ne duhet ta përfundojmë atë vërtet shumë shpejt, por fatkeqësisht nuk e kemi atë luks. Ne nuk mund të presim ndonjë mundësi të re dhe të bujshme. Ne do të jemi sa më pragmatik të mundshëm, në mënyrë që të sigurojmë dhe të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë”, tha Mrkiç

Duke komentuar takimin midis Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë Catherine Ashton, Kryeministrit serb Ivica Daçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi të mbajtur në Bruksel të premten, Ministri i Jashtëm serb tha: “në vetvete takimi ishte shumë i rëndësishëm“.

Ai theksoi se vendimi i qeverisë serbe që Kryeministri Ivica Daçiç t’i përgjigjej ftesës së Catherine Ashton dhe të shkonte në Bruksel për një takim me Thaçin ishte mbështetur nga presidenti serb Tomislav Nikolic.

Në shkuam në Bruksel për të parë nëse mund të ecnim me dialogun politik, por shkoi pak më gjatë pasi duhet të shikonim përbërjen në kuadër të këtij dialogu. Dëshira jonë për të marrë pjesë, diçka që qeveria e re serbe dhe presidenti e kanë konfirmuar edhe më herët, është prova më e madhe se ne duam një dialog politik”, tha Mrkiç.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës