Kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas takimit me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, i cili ndohet për vizitë në Beograd, se i ka shprehur atij falënderimet për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se me kryeministrin grek ka përcaktuar “hartën e rrugës” nëpër të cilën dy vendet edhe më fuqishëm dhe fort do të ecin në ardhmërinë europiane.
Vuçiç pasi tha para gazetarëve se Greqia e mbështet Serbinë në rrugën eurointegrues dhe se ka falënderuar kryeministrin grek për mosnjohjen e Kosovës, bëri të ditur se në pranverë në Selanik do të mblidhen qeveritë e të dy vendeve.
Po ashtu tha se ata kanë biseduar për projektin e ndërtimit të hekurudhës më të mirë që do të lidhë Beogradin me Selanikun.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com